Humb jetën 12-vjeçari/ Si u torturua nga prindërit e tij (Foto)

Bora Basholli

Një djalë 12-vjeç ka humbur jetën ditën e sotme, pasi dyshohet se u abuzua dhe u la pa ngrënë nga prindërit e tij.

 Ngjarja ka ndodhur në Indiana të SHBA, kur Luis Posso, 33-vjeç dhe gruaja e tij, Ayan Median Flores, 26 vjeç, e lidhën të miturin me zinxhirë në dhomën e një hoteli dhe e keqtrajtuan atë.
Sipas mjekëve, kur ishte dërguar në spital, djaloshi ishte shumë i dobët, me zero përqindje të yndyrës në gjak, ndërsa trupi ishte i mbuluar me plagë.

Çifti, të cilët punonin si promotorë për një cirk, kishin gjithsej katër fëmijë, ndërsa tre të tjerët u gjetën të shëndetshëm dhe u morën nën kujdesinë shërbimeve sociale.

Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit, policia kishte gjetur zinxhirë dhe një qafore qeni, ndërsa në telefonat e dy të akuzuarve u gjetën foto të të miturit me qaf oren e qenit të vendosur.

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Rrofte Amerika e pensionistve shqipetar qe kane nga 5 vjete ne Amerik dhe jane bere me Amerikan nga Amerikanet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *