Humb jetën 24-vjeçari në Librazhd, punëtor i mirëmbajtjes së rrugës

Mila Hysotoci

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Librazhdit , një 24- vjeçar ka humbur jetën.

Mësohet se 24-vjeçari me iniciale D.L., banues në Pogradec, punëtor i mirëmbajtjes së rrugës, ka mbërritur në spital pa shenja jete.
Policia thotë se dyshohet se i riu ka rënë në kontakt me energjinë elektrike por ende nuk është përcaktuar saktësisht shkaku i vdekjes.

“Në spitalin e Librazhdit është dërguar pa shenja jete shtetasi D.L., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili ishte punëtor i mirëmbajtjes së rrugës, ku gjatë punës në fshatin Xhyre, Librazhd, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen”, deklaron zyrtarisht policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *