Një aksident fatal në San Giovanni të Italisë i ka marrë jetën një 22-vjeçareje me origjinë shqiptare.
Aksidenti tragjik ka ndodhur të martën në orët e para të mëngjesit, dhe viktima është Xhoana Prenga.
Vajza po udhëtonte me një makinë Ford Fiesta nën shoqërinë e një mikut të saj dhe qenit të tyre. Automjeti që drejtohej nga 23-vjeçari italian, humbi kontrollin dhe doli nga rruga, e më pas u përmbys.
Djali që ndodhej në makinë me 22-vjeçaren arriti të dilte dhe kërkoi ndihmë. Automjeti shpërtheu më pas në flakë. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe të zjarrfikëses.
Këto të fundit bënë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit. Trupi i vajzës shqiptare u nxor nga mjeti pjesërisht i djegur.
l.h/ dita
