Humb jetën në aksident, të mërkurën festonte 20 vjetorin

Edona Llukacaj

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali.

Rreth orës 9:30 të mëngjesit, 19-vjeçari L. C., i cili po drejtonte një motor të tipit ‘Piaggio Liberty’ është përplasur nga një furgon ‘Fiat D Ducato’, të drejtuar nga një 37-vjeçar.

I riu humbi jetën thuajse menjëherë, edhe pse mjekët ia dhanë ndihmën e parë, ata nuk mundën të bëjnë dot asgjë.

Shkak u bë përplasja e kokës në asfalt, ndonëse ai e kishte të vendosur kaskën.

Prej vitesh shqiptari jetonte në qytetin Romagna dhe  ditën e mërkurë do të festonte 20-vjetorin e lindjes.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *