Një 37 vjeçar ka humbur jetën ndërsa po punonte në një fabrikë çimentoje.
Ngjarja është regjistruar në qytetin e Pordenones në Itali, raporton Tgcom24.
A ishte pjesë e një kompanie të jashtme dhe merrej me bashkimin e pjesëve mekanike.
Në momentin e vdekjes, 37 vjeçari po ngrinte i vetëm një pajisje e cila shërbente për spostimin e makinerive.
Sipas policisë, ai dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të larta në fabrikë, ose për shkak të një kontakti elektrik.
Viktima ndodhet në morg, ku po i bëhet autopsia, për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes.
Gjithashtu autoritetet italiane do të hetojnë fabrikën për kushtet e sigurisë.
l.h/ dita
