Prej dy javësh ishte infektuar me COVID, ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare deputeti socialist dhe ish-Kryeministri Bashkim Fino

Ornela

Ka humbur betejën me koronavirusin, deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, 58 vjeç.

Deputeti Fino ndodhej prej dy javësh i shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Në dhjetor, ish-kryeministri kishte humbur edhe nënën.

Bashkim Fino lindi në Gjirokastër, më 12 tetor 1962. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë.

Në vitin 1992, Z. Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.

Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004-200, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

o.j/dita

Share This Article
9 Comments
  • Iku nje nga njerezit me te zot qe kishte Partia Socialiste.
    Mori persiper nje Barre te rende ne 97,qe e barti deri ne fund.Vetem ky kish mbetur nga brezi i punetoreve te heshtur te PS.Edhe kete e mori kovidi kinez!
    Pse

  • I qofte dheu i leht – atje ku eshte! U preht ne paqe Bashkim Fino nuk ishte aq i vjeter per te shkuar! Do mbahet mend ne histori si Kryeministri i Qeverise Teknike ne kohen e Murtajes se Sali Berishes, ne 1997!

    Respekt njeri i nderuar i pa cenuar ne moralitetin e sotem Politikan i ndershem respekt dhe i paharruar qofte kujtimi yt Bashkim Fino!

  • Ke merzitur llumin e shoqeris shqiptare ne parlament jane friksuar, se kur shofin vdekje kujtohen qe nuk jane te perjetshem 1×2 te vendi me mik.

  • Bac Finos (pas vdekjes), do ta bejne mik te afert plot qe i pati larg gjate jetes.
    Ja i pari, Erion BRACE.

  • Elegji për Bashkim Finon

    Vjen befas ky lajm i trishtë,
    Shumë po na pikëllon,
    Për njerëz të mirë si ty,
    Zemra po loton.

    Ne për dreq kemi ca huqe,
    Të mirat tjetrit ia harrojmë,
    Kërkojmë veç të këqijat,
    Dhe po s’pati ia sajojmë.

    Nuk harrojmë o Baçi,
    Kur në 97-tën erdhe,
    Dhe mbi zemrat tona,
    Shpresë dhe besim derdhe.

    Vendose shtetin përsëri,
    Në atë vit të mallkuar,
    Kur nuk ngeli një njeri,
    Pa dy-tri armë në duar.

    Ku u vranë u sakatuan,
    Me mijëra njerëz pa dallim,
    Ti vërtet erdhe atëherë,
    Si një kryeministër trim.

    Me kujdes dhe i sigurt,
    Vure vendin nën kontroll,
    Ferrin që pas na la,
    Berisha si monopol.

    Ndaj dheu i lehtë të qoftë,
    O Bashkim Fino i mirë,
    Nuk do të harrojmë lehtë,
    O Baçi o zemër-dlirë.

  • Nder te rallet socialiste qe dikur ishte ne nivel te pergjegjesive edhe i krye ato faqebardh, po u zvllesuar nga vete socialistete! Edhe u ba multimillioner , e jo me nje rroge te shtetit! Edhe ky e dhiej fare, per te perdor fjalet e kryeministrit ne detyre duke kerkuar mjekim jashte me paret e taxpaguesit ne vend se te insistoje qe ato pare te shpenzohen per formin te disa specialista qe bile t’i hyn ne pune gjithe shqiptareve e jo vetem VIPave! Asnje per t’u kuruar ne Shqiperi ?! Pse?! Vetem Leka Eogu nuk e turperoj shtetin e tij edhe pse kishte mundesi me u kuruar jashte!

  • Bashkim Fino ka qene nga me zotet. Jo vetem ne 1997b por dhe gjate 8 vjecarit te Nanos e sidkmos 8 vjecarit te kasapit vicidols parlenti i te cilit ka qene vater e kelyshave te terbuar te tij. Bashkim Fino ishte atje ku kashonin qente e terbuar, ne radhet e para te socialisteve qe gjakoseshin. Per ne per te drejten.
    Nuk di pse u fut ne loje e u be pale me Bajgen dhe ripjelljen. Njolle e piset per Finon e socialistet e vertete. Qe crrenjosen PSne i vune buldozerin socialisteve. Ky ishte nga te fundmit e mbetur, Bajga e kurseu se dohej qe s’e kish te gjate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *