Humb jetën nga COVID kampioni i Kick-boksit, nuk besonte te ekzistenca e virusit

J L

Ndërron jetë nga Covid kampioni i Kick-boksit.

Fred the Undertaker Sinistra, një ish-kampion belg, evropian dhe botëror i kikboksit, ka vdekur në moshën 41-vjeçare.

Sinistra ishte i famshëm në qarqet frankofone si mohues i pandemisë Covid dhe thuhej se nuk dëshironte të shqiptonte kurrë fjalën COVID-19.

Sipas “De Telegraaf”, 41-vjeçari që konsiderohej “njeriu më i fortë i Belgjikës”, nuk e pranonte ekzistencën e koronavirusit.

Sinistra ishte shtruar në spital në fund të nëntorit, me mushkëritë e prekura nga Covid-19.

Sipas mediave belge, ai doli nga spitali, por ndërroi jetë disa ditë më pas.

Në rrjetet sociale, ish-kampioni shkruante kështu pak para se të ndërronte jetë: “Faleminderit për mbështetjen tuaj. Tani po rekuperohem në shtëpi, ashtu siç duhet të bëja që në fillim. Do të kthehem 1000 herë më i fortë”.

Sinistra nuk e pranoi kurrë që u shtrua në spital si pasojë e Covid-19. Edhe bashkëshortja e tij mohon që vdekja të ketë lidhje me virusin.

j.l./ dita

Share This Article
10 Comments
  • Ai Ka vdekur nga perdorimi I tepruar I steroideve qe ti bejne venat e gjakut si te 85 vjecari dhe te rrofte forca derisa vdes o nga ataku kardiak ose nga kanceri ne stomak ose veshka.Ne kete rast COVID 19 I ka pershpejtuar gjerat po jo se ka qene si shkaku kryesor

  • Origjiina e virusit kund te jete e dyshimte, por merreni seriozisht kur ju kap. Merreni aq seriozisht. sa pervec ilaceve vini edhe lutjet ne veprim.
    Kur te kap nuk te leshon minimumi gati tre jave e maksimumi nuk i dihet.

  • Ky virusi ka nje te mire. Mbi njerez si ky vepron ligji i Darvinit. Njerezimi del me inteligjent nga kjo pandemi.

  • Ka besuar te muskujt. Covidi nuk ndeshet me grushta po me rruazat e gjakut. Kete, i gjori, nuk e ka kuptuar se truri i eshte prishur nga goditjet.

  • Te gjithe kane nga nje experience te keqe lidhur me covd-19 ne rreth miqesor ,keshtu qe komentet jane te teperta.Vaxina eshte gje e mire.Nga vaxina nuk vdes ,vecse te mbron.Filozofite e teperta e cmendin njeriun.Asnje kapitalist nuk ka interes t’i vdesin puntoret.Ata jane terbuar me kufizimet dhe luten:VAXINOUNI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *