Humbje për skuadrat e lojtarëve të Kombëtares në takimet e para të fazës së 1/16 të Europa League për Lazio së Etrit Berishës. Basel i Taulant Xhakës u mund 3 – 2 në fushën e Saint-Etienne. Ky rezultat e mban të hapur çështjen e kualifikimit.
Një stimul për të shkuar më tej është edhe finalja që do të luhet pikërisht në stadiumin e Basel. Humbje edhe për Napolin e Elseid Hysajt. Skuadra italiane u mund 1 – 0 nga Villarreal në takimi i zhvilluar në “El Madrigal”. Lazio barazoi 1 – 1 me Galatasary në Stamboll. Etrit Berisha ishte në stol për këtë përballje.
anchester United nuk po i ecën edhe në kupat e Europës, pasië është mundur nga Midtjylland me rezultatin 2 – 1. Bayer Leverkusen mundi Sporting 1 – 0 në Lisbonë, ndërsa Liverpool e mbylli pa gola përballjen në fushën e Augsburg.
Rezultati më i thellë i mbrëmjes ishte i Valencia 6 – 0 ndaj Rapid Viena. Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen të enjten e ardhshme.
