Humbasin se janë anti-shteti

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

E nderuar gazeta Dita. Ja një çudi e veprimit të ligësisë për çdo gjë dhe gjithçka. U dha lajmi që pronari i Agon Channel dhe kompanitë e tij kanë mashtruar dhe i ndjek prokuroria. Ky anti-shteti doli në mbrojtje. Kur u vodh rruga e Kombit, ky në mbrojtje. Kur mori prokuroria për hetim Fazlliçin, ky prapë në mbrojtje. Kur ndodhi Gërdeci, ky i mbrojti. Kur dolli çështja e detit, ky kundra Shqipërisë. Erdhi qeveria tjetër dhe po merr masa për dritat, ky mbron ata që vjedhin dhe dhunon pjesën që do drejtësi e rregull. PD mun të vijë në pushtet kur të zhdukë S.Berishën me mentalitetin e tij që e kultivoi edhe në një pjesë të shoqërisë shqiptare, dhe shpurën që e shoqëron. Kështu që edhe kandidatët e PD-së, sikur florinj të pjellin, i pengon kjo filozofi e Berishës. Qeveria ka kusure por janë krejt të ndryshëm, pra e majta fiton bindshëm. Respekte, Q. Male.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *