Humbën në Alpet shqiptare, gjenden shëndoshë e mirë dy turistet

J L

Dy turiste të raportuara të humbura në Bjeshkët e Nemuna, janë gjetur sot.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Parkut Nacional, Admir Lalic.

Dy vajzat, njëra polake dhe tjetra gjermane ishin shpallur të humbura dje, pasi nuk kishin kontaktuar me familjet e tyre .

Ato ishin futur në Mal të Zi nga Vermoshi ndërsa makina e tyre ishte gjetur në Plavë.

Autoritetet në Shqipëri, Kosovë dhe Mali të Zi ishin në kërkim të tyre në Alpet Shqiptare.

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • Alpet Shqiptare jane te ndara ndermjet Shqiperise, Kosoves dhe Malit te Zi.
    Mire kane humbur, por ne cilin shtet jane gjendur, sepse e perseris ne Alpet Shqiptare eshte takimi kufitar i tre shteteve. Ku jane gjetur saktesisht??

  • Admir Lala,te dhjefsha mbiemrin.Jane sanxhakezuar gjithe
    Plave e Guci,herojte e luftes se Velike-Pepic.
    Malazest nuk kane hall muslimanizmin,kane problem shqiptarizmin,prandaj u kane ngjitur nga nje vic.

  • E rëndësishme është që u gjetën shëndoshë e mirë vajzat.Komentet e mësipërme nuk arrij ti kuptoj se çfarë mesazhi duan të japin ,nejse e drejta e tyre e të shprehurit.Mos të harrojmë që janë dy vajza, dy motra që i presin familjet e tyre.Mos të harrojmë që në veri ka edhe bisha me dy këmbë që kur nuk kanë çtë bëjnë dalin për të plaçkitur ndonjë turist.E harruat çiftin çek që i vranë apo rasti Kokëdhima në jug taman si në filmat “thriller”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *