Policia Kufitare e Sarandës iu ka ardhur në në ndihmë 6 turistëve gjermanë, të cilët për afro 6 orë kishin humbur rrugën në zonën pyjore Borsh-Kuç.
Turistët gjermanë ishin të rinj që po kalonin pushimet në bregdetin e jugut. Ata po udhëtonin me një fuoristradë, por më pas humbën orientimin.
Menjëherë shërbimet policore të Sarandës u vunë në lëvizje duke ndjekur të gjitha metodat, ndërsa fatmirësisht arritën të lokalizonin turistët që kishin humbur orientimin mes pyjeve. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë janë shoqëruar në hotelin ku ata ishin të akomoduar në Ksamil.
e.t./dita
