Humbës pa faje apo fajtor që nuk gjen cene?

anazapta

Morali i lojës së futbollit: fituesi nuk gjykohet. Trepikëshi i arritur nuk shigjetohet nga paragjykimet. Humbësi zhvillon mbledhjen pas ndeshjes për të folur mbi pikat kyçe të disfatës. Të akuzosh tifozët se u blenë për të brohoritur a përkrahur kundërshtarin nuk është zgjidhje, por shpërqendrim me dashje dhe ndëshkimi i së nesërmes.

Aktualisht, PD-ja ka nevojë për reformim total. Askush nuk ia ka fajet për humbjen apokaliptike. Disa ish deputetë të saj me profil të lartë, apo një pjesë e atyre që nuk kanë dalë as deputet në këto zgjedhje (si p.sh. Gjok Uldedaj), kanë pasur kurajën të thonë: t’i vëmë gishtin kokës dhe të reflektojmë për gabimet tona.

Të akuzosh popullin do të thotë se je hoxhist. Pse? Sepse ke urrejtje ndaj tij që nuk të votëbesoi ty. Tre elementë karakterizonin hoxhizmin: uzurpimi i pushteteve nga një dorë e vetme, mungesa e votës së lirë dhe mbjellja e urrejtjes. Të tre këto elementë shoqëruan PD-në, sidomos nga 2011-a deri tani. Atëherë, nëse këto veti mbizotërojnë te individët, ata nuk e meritojnë të jenë me PD-në, partinë e cila lindi për t’iu kundërvënë këtyre elementëve. Vë re se nga Shkodra kanë nisur tingujt e smirës dhe urrejtjes, madje nga njerëz pranë deputetëve dhe strukturave partiake. U drejtohem qytetarisht: hiqni mentalitetin e hakmarrjes, pasi Shkodra nuk ndëshkoi të djathtën. Kur ta kuptoni këtë, shpresoj të mos jetë vonë. Shkodra mbetet e djathtë, dhe si e tillë ajo votoi kundra elementëve që nuk janë të djathtë, pra cilësive dalluese që karakterizojnë hoxhizmin.

Në PD nuk ka më frymë, por ka urrejtje dhe etje për pushtet; ka konflikte të heshtura si vullkani, por me të rënë zia e humbjes shpërthejnë menjëherë; nuk ka meritokraci, por kallamlëpirje (shumë aktivistë të saj u shitën për tharm kosi, për një vend pune etj.); nuk ka struktura efikase (për gjithçka vendosin një grup i caktuar, i vogël, frymorësh); nuk ka qytetari, – për këtë Shkodra s’të fal – llomin e Shkodrës e gjen sot mu brenda dyerve të kësaj partie, frymorë që kanë marrë përsipër ta quajnë veten shkodranë, aq sa ne autoktonëve na ka ngelur turpi, duke na përfshirë me sërën e këtyre miushëve). Ja, pra, kur një parti nis e zë myk, ajo shkon drejt greminës.

Përtej këtyre, nuk besoj se lipset të përqendrohemi totalisht se ç’ngjet dhe se çdo të ndodhë në kampin blu, por të mprehim penën dhe të çlirojmë mendjen, në mënyrë që të jemi oponentë pozitivë ndaj qeverisjes së re. Humbësit duhet t’i tregojmë të metat, në mënyrë që të na bëhet krah i fuqishëm i opozitarizmit në vend (opozicioni nuk realizohet vetëm në Kuvend dhe me numrat e opozitës).

Sa i përket popullit shqiptarë, nga ata morën mësimin një sërë palaçosh, që quhen analistë dhe që mbeten bythëlëpirës, gjithmonë e gjithmonë, ndaj çdo pushteti. Ata që deri dje iu lëpin PD-së dhe Sali Berishës, sot do të jenë zgjatimi i vijës së pushtetit të ri, duke tentuar të manipulojnë publikun (fjala e urtë thotë: ditën të lëpin këmbët, natën të ngul dhëmbët). Sakaq, populli i nderuar e tha fjalën e tij: të godas me dorën time nëpërmjet votës, krejt fshehtas, duke të dhënë shkelmin fatal që të çon drejt sat’ëme.

 

Redan Bushati, Shkodër

Share This Article
2 Comments
  • shume bukur redan e goditur fjala shkodranet dine te zgjedhin jane njeres qe e adhurojne te bukuren e duan demokracine e vertete …shkodranet e urejne ate proverbin popullor qe thote ;;per inat te sime vjere une do fle me millonane [mullixhi ]///pse si kujtojne keta hajdute se shkora eshte e djathte dhe ti mbaje ne kuris tere jeten ,te votoje shkodra qe ata te trashin qafen dhe shkodraneve te ndershem tu duket uji kur kalon ne gurmas,,jo zoterinj shkodres nuk ja heq njeri bindjet se i ka pasur me shekuj keto bindje ,,por kur vjen puna per mbi jetese nuk lot askush me karakterin e shkodraneve ne shqipetaret kudo qe jemi shkodren e kemi si mter te vogel qe duam me shume se cdo gje prandaj mos e fyeni ne mynyra te tilla sepse reagimi do te jete edhe me i ashper nese reagoni drejt…..juve jeni vetem nje grusht njerezish qe luftoni me cdo kusht ta mbani gjalle partine tuaj por kur vjen puna per ceshtje bindje partish apo besimi religjos mos lozni se shkodranet jane me te mencur se ju dhe ata nuk i kaperdijne brockullat tuaja lerini te qete se shkodranet dine se cbejne ata nuk bien me ne ato lojra politike te cilen perfituan nje grusht njerezish qe e shfrytezuan lirine shkodrane deri sa e bene toke te djegur dikur ..tani ajo vape me ate gusht preu goje..ktheni ruge e behuni te besushem se demi eshte i juaji pastaj ishkodres tone ,,,,,qe tu ktheni dinjitetin shkodraneve dhe qe tu votoje prape ju behuntrasparente e u thoni qytetareve tuaj si ka vene lubia juaj jozefine gjithe ate pasuri ,,pse kjo lubi nuk ka derguar nje shkodran te talehtuar ne vend te dhendrit te saj dhe me keqja qe kjo eshte me dosje,,pse keta njeres duhet te kene besim tek kjo spiune qe kushe di sesa shkodrane liridashes ka futur ne burg pse nuk e bejne trasparente se e gjithe qeveria me ne krye serbin jane me pseudonime dhe dosje te sigurimit ,,a e meritojne shkodranet kete,,,jo dhe jo shkodranet dine te sillen ne mynyre te qyteteruar dhe nuk kane nevoje qe tu jape njeri mendje rofte shkodra jone

  • E nise me futbollin,por trepikeshi ngjet ne basketboll.”Te akuzosh popullin do te thote se je hoxhist”;wow Redan,vetem kete nuk e ka bere E.H.,dmth nuk e ka akuzuar kurre popullin,biles E.H. te akuzonte ne emer te popullit.Nje mendimtar ka thene qe eshte me kollaj te krijosh nje parti te re sesa te behesh lider i nje partie te vjeter.Me duket se ky problem shtrohet dhe per ty,meqe ra rasti te te lexoj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *