Një gjë duhet patur parasysh: zgjedhjet janë garë në mesin e rivalëve, sikurse, bie fjala, garat në futboll. Po e zëmë se luhet finalja për të fituar një kupë, cilado qoftë. Tashti, fillon loja mes finalistëve. Natyrisht se kupën nuk mund ta marrin dy ekipet.
Tifozë kanë të dyja palët, të cilët, natyrisht se brohorasin, anojnë për ekipin e vet deri në momentin e fundit. Dihet, njëri ekip do fitojë e tjetri do e humbasë duelin. Tashti, ky moment është shumë kritik. Tifozët e të dy taborëve kanë disponim diametralisht të kundërt.
Tashti, vjen në shprehje kultura, civilizimi, njerëzorja. Të gjithë shikuesit që kanë përcjellë duelin final, e kanë patur të qartë se të dy garuesit nuk mund të fitojnë. Patjetër, fituesi duhet qenë më i miri, përndryshe nuk do e fitonte duelin.
Këtë 23 qershor, humbësi PATJETËR duhet t’i zgjasë dorën fituesit, duhet t’ia urojë fitoren dhe së bashku me TË, duhet kremtuar fitorja, se në njëfarë mënyre, edhe humbësi është fitues, sepse angazhimi maksimal i humbësit ia ka dhënë hijeshinë GARËS, pra, loja ka qenë shumë më interesante për publikun.
Ti, o humbës – e ke radhën të tregosh se kush je, ç’nivel të kulturës ke, sa jeni të civilizuar. Pra, ia zgjat dorën fituesit, se me siguri do t’ë ketë HIJE.
Ky diskurs do vlente nëse do kishim një humës normal. Në vend të tij do kemi një humës anormal, që quhet Sali Berisha dhe që politikën e konsideron si përdhunim, nga kushedi çfarë gjurme e lënë rëndë dhe vrazhdë në trupin dhe mendjen e tij gjatë viteve të rritjes. Ky lloj humbësi do kërkojë shumë më tepër energji politke dhe popullore që të ikë pa marër të tjera jetë shqiptarësh me vete.
E-mail nga adresa: [email protected]