Humbëtirë idesh e vizionesh

redaktor

PD dhe mushka e gabuar e betejës së ardhshme politike e kanë vendosur në pozicion të vështirë jo vetëm atë, por edhe opozitën në përgjithësi. Dëgjoj eksponentë aleatë të saj që flasin në “jerm”. Të çorientuar ata janë pothuaj inekzistentë. Pa një platformë të besueshme ata kanë përfunduar në suflerë të dobët të “nënës” parti. Nga ana tjetër vetë ajo është në një farë humbëtire idesh e vizionesh. Përveç ca premtimeve stratosferike e aspak reale, ajo ka zgjedhur atë që zgjedhin të pashpresët. Baltosjen. Në çdo fjalë, në çdo mendim apo deklaratë lopata e baltës nuk pushon së hedhuri material ku të mundë e sa të mundë. Edhe kundër vetë popullit si në rastin e Dibrës. Të jetë moment agonie për PD-në si parti me statusin aktual Berishist? Ka mundësi. Them se anëtarë e simpatizantë të saj të lodhur nga fjalët e “këqija e ogurzeza” kanë filluar të braktisin anijen e vjetër. E me të drejtë. Koha ecën. Nuk mendoj se deklaratat e pafundme për shtyp në agresion me qeverinë janë të gjitha gënjeshtra, por këto janë aq të shumta e të tepruara, sa edhe ato të vërteta mbyten në detin e shpifjeve. Kjo e bën të pakuptueshme për njerëzit këtë opozitë. Ajo duket e sajuar dhe pa seriozitetin që i takon një partie dinjitoze dhe vizionare. Edhe kali kryesor i betejës tashmë i kthyer në mushkë për kokëfortësi, përbaltosje, ka rezultuar zhgënjyes. Përse vazhdohet në këto përmasa? Edhe vetë problemi i drogës nuk është se ja ndjen shumë shqiptarëve. Atëherë si do kërkojë pushtetin kjo opozitë? Me çfarë motivimi serioz do të dalë ajo për të kërkuar pushtetin? Apo mbase pret atë “revolucionin e papritur” që endet si ide e turbulluar në kokën e “krijesës se keqe”? Gjithmonë ka një mundësi rrugëdalje. Përse mos të përpiqet seriozisht kjo parti të kthehet në një rol më dinjitoz e të besueshëm? Doktori le të vazhdojë me Ermalin. Është në vendin e duhur. Bile është vonuar shumë. Profeti

 

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *