Humbi jetën dy ditë më parë, KQZ heq nga lista e emrin e Bashkim Finos

Ornela

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hequr emrin e Bashkim Finos nga fleta e votimit për qarkun e Fierit.

Meqë Kodi Zgjedhor nuk lejon ndryshime të kandidatëve pas regjistrimit, Kryekomisioneri ka hartuar fletë votimi ku vendi i 4-t që i përkiste të ndjerit Fino, është bosh. Kandidatët vijues të PS do të ruajnë të njëjtat pozicione si më parë.

Si në variantin e fletës me emra, ashtu edhe në atë me numra, vendi i 4-t është bosh dhe votuesit nuk i ofrohet asnjë emër për tu zgjedhur. Nëse dikush do të vendosë kryq në ato hapësira të bardha, vota nuk llogaritet për askënd. Ndërkohë Celibashi pritet t’i drejtohet sot Komisionit Rregullator me një variant të vetëm, se kush nga këto dy modele, emrat apo numrat do të përdoren në 25 prill.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *