Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë një vizite të zhvilluar në familjen e nëntetares Zarife Hasanaj, iu dha dhe lajmin familjarëve se Hasanaj shpallet “Dëshmore e atdheut”.
Ministrja ka ngushëlluar familjarët e efektives së FA, duke e cilësuar humbjen e vajzës së tyre një humbje të të gjithëve.
“Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga jeta e Zarifes është një humbje e madhe për të gjithë ne”, deklaroi Xhaçka.
Trupi i nën tetares në arkmortin e mbuluar me flamurin kuq e zi u përcoll me ceremoni të rastit nga Riga, për në Shqipëri. Në bazën Camp Adazi në Letoni paraditen e sotme u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”.
b.b/dita

i lehte qofte dheu per te ndjeren
.
ngushellime per familjaret
.
.nje verejtje per Diten dhe shtypin shqiptar ne pergjithesi:
.
ne te tilla raste me rendesi kombetare e me gjere ne respekt te te ndjeres duhet te jepet nje informacjon modest si vendlindja,shkolla e kryer dhe ndoshta paksa per rrethanat e humbjes jetes …qe te mos mbetemi perseri te “ushtari panjohur”…ose rasti Olldashi
RIP
.
Me ke luftoi kjo “deshmorja”? Me gaveten apo Instagramin