Humbi kontrollin e kamionit nga mosfunksionimi i frenave, vdes 35-vjeçari në Has

Amelda Amelda

Foto ilustruese

 

Një 35-vjeçar ka humbur jetën paraditen  e sotme si pasojë e një aksidenti në Has.

Policia bën me dije  se shtetasi  S. J., 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit.

Si pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në vendin e quajtur Qafë Barak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *