Humbi rrugën, policia e gjen nëpërmjet mesazhit të lënë në rërë

redaktor

Një turist britanik,  i humbur prej  dy ditësh në një zonë të largët të Australisë Veriore, tha se u shpëtua pasi shkroi një mesazh SOS në rërë.

Geoff Keys, 63 vjeç, humbi rrugën në muajin korrik pasi u përpoq të gjente një ujëvarë të izoluar në  Parkun Nacional Jardine në shtetin Queensland.

Zhdukja e tij pas kërkimit për ujëvarën bëri që të nisnin kërkimet nga skuadrat e shpëtimit me helikopter.

Policia tha për të përditshmen australiane Brisbane Times, se mesazhi i shpëtoi jetën 63-vjeçarit.

Në blogun e tij, Keys shkroi se kërkonte të vizitonte ujëvarën Eliot. Sipas hartës, ai thotë se nuk ishte shumë larg kampingut, kështu që vendosi ecte më shumë dhe ta bënte me not një pjesë tjetër të gjirit të ngushtë.

_85142754_australiajardine0815.cxp

 

“Në vend që të kthehesha mbrapsht e të bëja me not po të njëjtën rrugë, vendosa të kaloj nëpër një rrugë jo të njohur. Ishte errësirë, nuk i kisha më as këpucët”-raporton Ora.

Shokët e tij kishin raportoruar mungesën e Keys dhe një helikopter filloi kërkimet ditën tjetër.

Keys tha se vendosi të shkruante një mesazh SOS: “Help 2807” (Ndihmë dhe datën e humbjes 28 korrik) me një shigjetë për të treguar drejtimin e rrymës.

Atij iu desh të shpenzonte një tjetër natën i vetmuar dhe të vazhdonte të notonte sërish derisa skuadra e shpëtimit dalloi mesazhin dhe arriti ta shpëtojë atë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *