Humbi shansin për të fituar me Islandën, Messi: Po e vuaj atë gabim

Dita

Lionel Messi pritej të ishte deciziv për kombëtaren argjentinase në ndeshjen Argjentinë-Islandë, por pritshmëritë u rrëzuan totalisht poshtë pas humbjes së një penalltie nga ana e tij.

Pas ndeshjes, Messi theksoi se nga rrjedha që pati loja, ata e meritonin fitoren e ndeshjes.

“E vërteta është se ne nuk arritëm ta fitojmë ndeshjen, të marrim tri pikë. Mendoj se e meritonim fitoren, por tani duhet të ndjekim dhe të mendojmë për atë që është e ardhshme. Po e vuaj atë penallti, sepse do të na jepte përparësi,” deklaroi ai.

Argjentina e mbylli ndeshjen me Islandën nën rezultatin e barabartë (1-1) dhe pritet të luajë të enjten e ardhshme me Kroacinë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *