Humbi zgjedhjet, Zoran Zaev jep dorëheqjen si kryeministër dhe si kryetar i LSDM: Falënderoj qytetarët, marr personalisht përgjegjësinë për humbjen

redaktor

 

Kryetari i Lidhjes Socialiste Demokrate, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen. Në daljen e parë pas zgjedhjeve lokale në vend, të cilat i vlerësoi si humbje të madhe, Zaev njoftoi se ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i vendit dhe si kryetar i LSDM-së.

“Jap dorëheqjen nga pozita e kryeministrit dhe nga posti i kryetarit të LSDM-së”, tha Zaev duke shtuar se ai personalisht merr përgjegjësi për humbjen në zgjedhje.

Zaev falënderoi të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje.

Sipas tij, në qeverisjen e tyre kanë anëtarësuar Maqedoninë e Veriut dhe kanë përbashkuar popullin në vend, “ndërsa fitues në disa komuna janë njerëz që kanë marrë pjesë në ngjarjet e 27 prillit.”

Kujtojmë se partia opozitare, VMRO-DPMNE shpalli fitoren në shumicën e komunave në balotazhin për zgjedhjet lokale që u mbajt të dielën në Maqedoninë e Veriut.

n.s. / dita

Share This Article
12 Comments
  • Nje shembull Ballkanik qe nga “liderucet “tane nuk eshte ndjekur , pothuajse fare aq me shume qe doreheqja vjen pas humbjes se zgjedhjeve LOKALE , BRAVO ZAEV
    Tani do shohim se kush do ta zevendesoje Zaevin A do ta perkrahe open Ballkan ???
    Nese jo atehere ky projekt Rama Vucic eshte i vdekur dhe udha e mbare , le te ndjekin procesin e Berlinit qe eshte gjitheperfshires ,
    Mbase edhe vizita e Rames ne Beograd ka te beje me rakordimin e open Ballkan me vellain e tij ne rast te largimit te Maqedonise

      • Patriot i madh qenke vertet , nese beson se Rama me mire merret vesh me Vucicin ( VELLAIN E TIJ ) sesa me Kurtin , Ae ke pare ndonjehere Ramen te acarrohet me vucicin , sic e ben shpesh me Kurtin apo Haradinajn , nese po me thuaj nje rast , nese nuk te kujtohet atehere hapi syte dhe shiko se c fare ben dhe jo cfare thote , pastaj nese je nga ata qe punojne ne bodrumet e kryeministrise atehere te kuptoj shume mire qe u hodhe perpjete se te shame punedhenesin

    • Zaev ka treguar kulture e qytetari, ate qe ben nje lider i vertete kur nuk merr me votebesimin e popullit. Thjeshte i hap rrugen nje tjeteri, keshtu nuk humbet edhe elektoratin por tregon pergjegjesi politikani ne te mire te vendit te tij.c’fare kane fituar Shqipetaret atje?! Karriket e pushtetit, sapo te zgjidhet KM tjeter, do te bejne ate qe kane bere historikisht , tradhetine e komunitetit te tyre ne shkembim te posteve. Komplet dallkauke otomane, i ka perdorur politika Maqedonase se i di c’mentalitet kane. I kane perdorur ne punet me te ndyra Ali Ahmetet e Muhametet, deri edhe ne inskenime trazirash qe paten nje fund tragjik si ai ne Kumanove, vetem e vetem per te larguar vemendjen nga kriza e qeverise se atehershme. Pilo, kur Gruevski la Maqedonine, i informuar se do te arrestohej, zgjodhi vetem nje shtet per t’ia mbathur,,Shqiperine(me afer e me sakte kishte ‘Serbine’), por jo, ai qe Shqiptaret i zhdukte per dy ore sipas asaj kuckes ministre ‘Gordanes’,i sigurte ndihej vetem nga toka e vulehumburve,per cudi qeveria Edviniste nuk u ndie, por me keq akoma edhe oPozita qe kishte rast te bente ‘namin’! Do te thote se keta muter ate ‘nacionalizmin’ e kane thjeshte folklor, edhe Gruevskija i shantazhon apo ndonje ‘favor’ te se kaluares u kerkon! Pra, ishin dakord qe te gjithe te ndihmonin ‘mikun e shtrenjte te Shqipove’!
      Tashti, kur do te dali ndonje politikqen Shqipetar te jape dore-he-qje? Ka vrare per ate karrike dhe pretendon te kthehet si Holandez i ‘kulturuar’,, ka marre pushtetin mbi gjakun e atyre qe vrau i pari dhe i ka harruar, biles ate ‘kusarin me bllok’ e coi ne krye te shtetit’! Me keq akoma kur, njeriu me i ZI qe kemi pare ne keto tre dekada, qe i rendojne mbi supe te gjitha poshtersite e bera kunder shtetit dhe Shqipetareve, qindra e mijera te vrare prej anarkise qe krijoi, sot uleret anembane vendit se, demoNkracia e instaluar prej tij eshte ne rrezik! Pra, parashikon te kthehet, nuk e ka keq, nga ai njohem FERRIN. Derisa te gjithe keta se bashku i voton ai popull mjeran, do te thote se ne jemi TURPI i Europes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *