Humbja, De Biasi s’mërzitet: Ndaj Rumanisë ishte një provë pozitive

anazapta

Gianni de Biasi e vlerësoi paraqitjen e Shqipërisë ndaj Rumanisë por jo rezultatin duke pranuar se kuqezinjtë u penalizuan në këtë përballje vetëm nga mungesa e freskisë fizike me rumunët që qëndronin më lartë në këtë aspekt. “Në 35 minutat e para luajtëm shumë mirë, më pas paguam disi lodhjen fizike dhe në 10 minutat e fundit ishte shumë i zoti Berisha që na shpëtoi. Në fraksionin e dytë ndodhi sërish e njëjta gjë, ramë fizikisht dhe nuk kishim më zëvendësime në dispozicion dhe vuajtëm freskinë e Rumanisë që mbetet një skuadër e mirë pasi mos harrojmë që luajti dhe në play-off për Botërorin. Sa i përket të rinjve ndeshje e mirë për Cikalleshin që ndoshta ishte disi i emocionuar por që luajti vërtetë mirë. E zëvendësova vetëm sepse ishte një zëvendësim që ishte menduar që më parë, ndërkohë Vajushi nuk u aktivizua për probleme fizike. Në total luajtëm mirë, por vetëm se vuajtëm fizikisht. Për fat do të kemi dy lojtarë më shumë për Hungarinë, Mavraj dhe Hysa”, tha tekniku.

Berisha sërish zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme mes dy shtyllave por dhe ai ashtu si trajneri theksoi se kuqezinjtë luajtën sfidën me dy fytyra. “Në 30 minutat e para kemi qenë të qëndrueshëm por më pas Rumania luajti diçka më mirë. Gjithsesi ne jemi një skuadër në ndërtim e sipër dhe sot luajtën disa element të rinj, si Cikalleshi që u përpoq apo dhe Aliti që debutoi gjithashtu me kombëtaren. Unë shpresoj që tani e mbrapa të kemi më shumë sukses. Falënderoj dhe tifozët që na bëjnë të ndihemi gjithmonë si në shtëpi”, theksoi italiani.

Sa i përket kapitenit Cana ai pranoi se Berisha ishte super në portë dhe për faktin se Rumania është një skuadër e madhe ndërsa vlerësoi dhe paraqitjen e emrave të rinj.

“Berisha bëri dy-tre pritje vendimtare dhe realisht nuk kishim një kundërshtar të lehtë. Kishim shumë mungesa por përpos kësaj mendoj se zhvilluam një lojë të mirë. Cikalleshi gjithashtu bëri një provë pozitive dhe ky ishte konfirmimi se një futbollist që bën mirë në kampionatin shqiptar mund të bëjë mirë dhe në kombëtare”, përfundoi trajneri i Shqipërisë. Takimin e ardhshëm Shqipëria do ta luajë në Budapest me Hungarinë.

Share This Article
3 Comments
  • Pse te merzitet ky pepinoja? Parate i merr dhe pergjegjesi nuk mban.Se ku e shikon proven pozitive ky inkompetent nje zot e di. Ne nuk kemi ekip kombetar por nje grumbull amatoresh. Pse nuk na thote se sa rraste per shenim krijoi Shqiperia dje? Pse nuk thote qe futbollistet qe ka grumbulluar nuk dine te bejne gjene me elementare, nuk dine te japin nje pas te sakte.

  • Nuk ben ky trajner po tallet me talentat qe nuk i therret as ne miqesore ,trajneri me mendjemath e pune koti qe kemi patur ndonjehere .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *