Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022 nuk paraqisnin ndonjë interes të madh për popullin shqiptar, por ato ishin një testues i dy problemeve madhore të luftës politike në Shqipëri:
Mënyra e zhvillimit të tyre dhe rezultatet e prodhuara do të provonin nëse alibia dhjetëvjeçare e opozitës për vjedhje, blerje e manipulim të votimeve nga pushteti ishte ose jo e vërtetë dhe, së dyti, cila pjesë e PD-së së ndarë peshonte më shumë tek anëtarësia dhe tek votuesit e djathtë.
Tani që procesi ka përfunduar është më se e qartë për cilindo, përveç çetës së maskarenjve dhe tufës së budallenjve, se shumica qeverisëse, me gjithë mëkatet e saj të dukshme, i ka fituar dhe ekziston sërish mundësia t’i fitojë zgjedhjet kombëtare pa pasur nevojë për blerje apo manipulim të procesit zgjedhor.
Nga ana tjetër, është po kaq e qartë se pjesa e PD-së së grumbulluar rreth Sali Berishës përbën shumicën e anëtarësisë dhe votuesve të kësaj partie.
Humbja e besimit popullor tek politika
Domethënia kryesore e votimeve të pjesshme për pushtetin vendor ishte, jo për të parën herë, humbja alarmuese e besimit popullor tek partitë politike.
Ky fenomen mbarë botëror, në vendin tonë është shumë i madh dhe domethënës. Fakti që vendi në përgjithësi apo pjesë të veçanta të tij mund të qeverisen nga parti apo grupime politike që nuk gëzojnë më shumë se 20% të besimit të numrit të përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote tregon degradimin e sistemit politik dhe vë në dyshim vlerat e pluralizmit dhe të lirisë së zgjedhjes.
Shumicën dërmuese të votuesve aktivë e përbëjnë anëtarët e partive respektive dhe pjesa më militante e votuesve, brenda së cilës peshë të madhe kanë grupe njerëzish që duan të mbajnë postet e pushtetit apo t’i fitojnë ato, pra ata që interesat vetjake i lidhin drejtpërdrejt me pushtetin e radhës.
Pasi i kanë provuar politikanët e të gjithë krahëve, janë velur me gënjeshtrat e tyre dhe janë revoltuar me paefektshmërinë dhe padenjësinë e qeverisjeve, shumica e shqiptarëve nuk e shohin më të drejtën e votës dhe të zgjedhjes si mundësi për përmirësimin e jetesës së tyre dhe të gjendjes së punëve të krejt vendit.
Kur e drejta e zgjedhjes katandiset në pamundësinë për të përmirësuar të sotmen dhe të ardhmen vetjake dhe kombëtare, është thuajse e njëllojt me pamundësinë e zgjedhjes.
Megjithatë, ekzistenca e të drejtës së zgjedhjes edhe në këtë rast, krahasuar me pamundësinë, ka një të mirë se e shpërndan zemërimin herë në njërin drejtim dhe herë në tjetrin, pa goditur asnjëherë në shenjë. Shumica e kësaj “të mire” punon për biznesin politik dhe shkon në favor të tij.
Rënia e alibisë së blerjes së votave
Mospajtimi me rezultatet e votimeve ka qenë karakteristikë thuajse e përhershme e klasës politike shqiptare prej 31 vitesh, por sjelljet dhe qëndrimet e kupolës drejtuese të PD-së këto vitet e fundit kanë qenë sa të padenja aq edhe të pabaza.
Nuk ka dyshim se në çdo proces zgjedhor ka pasur parregullsi të pjesshme që burojnë sa nga traditat tona të këqija të mospajtimit me humbjen, duke e konsideruar atë turp apo poshtërim, tek prirja jonë për të mos iu përmbajtur normave e rregullave të bashkëjetesës e shfaqur në votimet familjare apo tek virusi politiko-imoral i falsifikimit dhe dhunimit të zgjedhjeve i futur në politikën shqiptare nga “Laboratori Berisha”.
Të gjitha rezultatet e proceseve zgjedhore nga viti 2015 e këtej janë kundërshtuar nga opozita politike shqiptare me pretekstet e blerjes së votave, frikësimit të votuesve apo detyrimit të administratës për të votuar pro pushtetit.
Drejtuesit politikë të pushtetit të sotëm nuk janë engjëj dhe gjatë fushatave zgjedhore kanë përdorur marifete që iu krijonin epërsi në bindjen e elektoratit për të votuar për ta, por ata asnjëherë nuk kanë falsifikuar procesverbale të qendrave të votimit, nuk kanë mbushur kutitë e votimit përpara fillimit të procesit (siç bënte Laboratori Berisha dikur), nuk kanë dhunuar njeri pse s’i ka votuar ata etj. dhe, kanë rënë dakord t’i hapin kutitë e votimit kur kundërshtari politik ka pretenduar se procesverbalet nuk pasqyrojnë rezultatet reale të votimit (siç ndodhi vjet në disa KZAZ dhe rezultoi se opozita kishte marrë edhe më pak vota nga sa thoshin procesverbalet).
Të gjithëve na kujtohet qëndrimi i PD-së dhe Berishës në vitin 2009 kur, edhe pas grevës së urisë së opozitës, nuk pranoi t’i hapte kutitë e votimit, por i dogji të gjitha fletëvotimet.
Procesi më i fundit zgjedhor, ku nuk u konstatua asnjë frikësim, manipulim, falsifikim apo shitblerje votash, dhe fakti që në bashkinë (Vorë) ku votimi dhe numërimi u bënë elektronik dhe pushteti fitoi 70 % të votave, hedhin poshtë pa asnjë mëdyshje pretendimet e opozitës për manipulime apo veprime të tjera të paligjshme në proces
Lulzim Basha në rolin e klounit politik
Lulzim Basha është shndërruar përfundimisht në një kloun politik, është vetëzhvlerësuar dhe diskredituar pafundësisht. Marrëzitë dhe gënjeshtrat e tij të stërpërsëritura se nuk ka humbur asnjë proces zgjedhor, se është ballafaquar me “masakra zgjedhore”, se PD-ja është e vetmja shpresë e shqiptarëve etj, etj., e kanë shfaqur atë siç është, pa kurrfarë merite dhe një individ pa personaliteti politik që nuk meriton besim popullor për qeverisjen e vendit.
Fakti që, përveç humbjes së përsëritur të zgjedhjeve qendrore dhe vendore, ai tashmë ka humbur edhe shumicën e anëtarësisë dhe elektoratit të PD-së, e bën atë një figurë të vdekur politikisht në krye të opozitës.
E vërteta është se gjendja në të cilën ai është katandisur politikisht nuk është plotësisht për faj të tij. Ai u vu në krye të partisë në kohën kur ajo parti ishte stërprovuar nga shqiptarët dhe kishte rezultuar një mashtrim dhe zhgënjim i madh.
Faji i Bashës, që tregon edhe mungesën e personalitetit të tij politik, qëndron tek e vërteta se ai, qysh në fillim kur u kooptua në strukturat më të larta politike dhe administrative të PD-së, nuk ka shfaqur asnjë kundërshtim ndaj sjelljeve, praktikave dhe moralit të kalbur dhe antidemokratik të asaj force politike, si në pushtet dhe opozitë, dhe, madje ka kontribuar vetë në disa prej tyre.
Akuzat që gjysma e PD-së dhe një pjesë e medias i bëjnë Bashës si i shitur apo peng i Ramës janë sa të pavërteta, aq edhe të turpshme. Akuzuesit nuk nisen nga ndonjë parim apo fakt por, thjesht dhe vetëm, ngaqë Basha nuk ka mundur ta risjellë PD-në në pushtet. Në të vërtetë, asnjëri nga akuzuesit nuk do të mund ta kishte arritur këtë edhe po të ishte drejtues i opozitës gjatë këtyre 9 viteve.
Shkaku themelor i moskthimit në pushtet të opozitës është diskreditimi i thellë dhe i përsëritur që ajo i ka bërë vetes gjatë gjithë qeverisjeve të saj të mëparshme, është filozofia dhe morali i berishizmit që ka dominuar atë parti prej tridhjetë vitesh.
Lulzim Basha nuk ka lënë gjë pa bërë për t’u rikthyer në pushtet, duke filluar me propagandën (më së shumti) mashtruese, siç bëjnë zakonisht opozitat dhe deri tek aktet e gabuara, të pamoralshme dhe të paligjshme siç janë grevat e urisë nëpër çadra, mitingjet e dhunshme dhe dhuna kundrejt institucioneve qendrore, braktisja e zgjedhjeve vendore, e Parlamentit etj.
Po të ishte për Bashën dhe po të mos ishte roli frenues i politikës perëndimore, PD do të kishte ardhur në pushtet, edhe me metodat berishiste të 14 shtatorit 1998.
Lulzim Basha i ka shterruar të gjitha mjetet demokratike dhe antidemokratike të rikthimit në pushtet, por ka “harruar” të përdor të vetmin mjet demokratik që do t’i mundësonte arritjen e objektivit: dënimin rrënjësor dhe përfundimtar të berishizmit si moral dhe praktikë politike.
Ai, vërtetë e përjashtoi Berishën nga Grupi parlamentar dhe, më pas, nga partia, por ky ishte një përjashtim i detyruar, i urdhëruar dhe aspak i sinqertë. Ai përjashtoi Berishën, ndërkohë që ruajti trashëgiminë berishiste, domethënë shkakun kryesor që e lë PD-në në opozitë.
Votimi si “antiamerikanizëm”
Disa analistë dhe media e shpallën votimin e shumicës së anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së për gjysmën e saj, të vetëshpallur si “Shtëpia e Lirisë”, si një votim antiamerikan. Në të vërtetë nuk është fare kështu. Të jesh kundër një apo disa mendimeve apo qëndrimeve amerikane nuk përbën sakrilegj. Çështja është për çfarë je kundër dhe si e argumenton kundërshtinë.
Proamerikanizmi i shqiptarëve, në shumicën e tij, nuk buron nga idealet apo përkushtimi ndaj parimeve demokratike. Përveç rolit vendimtar që SHBA luajti në rastin e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, proamerikanizmi tjetër buron nga fakti se një pjesë e popullsisë shqiptare, sidomos ata që u persekutuan gjatë regjimit monist, e konsiderojnë SHBA-në si shpëtimtaren e tyre, si autore e rrëzimit të sistemit etj.
Nga ana tjetër, një prirje proamerikane vjen edhe si rezultat i prirjes së përgjithshme të qënies njerëzore, dhe asaj shqiptare akoma më shumë, për të admiruar të madhin, të fortin, dhe për t’u rreshtuar në krah të tij.
Sikur proamerikanizmi të kishte pasur si burim kryesor ndonjë ideal apo admirim për parimet, idealistët dhe parimorët do t’i kishin manifestuar idealet dhe parimet në sjelljet dhe veprimet e tyre dhe nuk do të kishin pasur nevojë të kritikoheshin, kërcënoheshin apo detyroheshin për t’iu përmbajtur atyre.
Në një masë të madhe, proamerikanizmi shqiptar është hipokrit, ashtu si fetarizmi i shumë “besimtarëve” që shkojnë çdo të diel në kishë apo xhami dhe gjatë gjashtë ditëve të tjera të javës i shkelin parimet fetare për të cilat përbetohen e luten të dielën.
Po, pse u votua pro krahut të drejtuar nga Sali Berisha, personi i shpallur non grata nga qeveria amerikane? Kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” u votuan nga pjesa më mëkatare e anëtarësisë dhe elektoratit PD-ist. Është ky kontigjent qytetarësh dhe militantësh politikë të cilët e kanë mbajtur gjallë Sali Berishën dhe berishizmin, janë, kush më shumë e kush më pak, bashkëfajtorë dhe bashkëmëkatarë në të gjithë rrugëtimin e tij antidemokratik.
Ata nuk i lidh asgjë me demokracinë dhe drejtësinë pasi, përveç përkrahjes morale dhe votimit të vazhdueshëm të filozofisë dhe moralit politik berishist, një pjesë e madhe e tyre kanë qenë edhe ndihmës dhe bashkëpunëtorë të Sali Berishës në aktet e tij antidemokratike dhe kriminale si djegiet e qyteteve, sulmet mbi institucionet qendrore dhe vendore të shtetit, falsifikimet e proceseve zgjedhore, dhunimet e kundërshtarëve politikë, antimitingjet dhe bllokimet e rrugëve kundër krahut tjetër politik, aktet korruptive gjatë qeverisjeve berishiste etj.etj.
Fakti që në Shkodër u votua si kryetar bashkie një individ politik me veprimtari të dukshme dhe të theksuar ekstremiste dhe, madje, një frymëzues dhe organizues i sulmeve dhe zjarrvënieve kundër institucioneve shtetërore, deri edhe shkollave (në 2019), tregon qartë moralin e kontigjentit proberishist.
Jozefina Topalli tha vjet se “demokratët nuk iu vënë zjarrin shkollave…” dhe kjo është e vërtetë. Mirëpo, ata që iu vënë zjarrin shkollave, që e kanë djegur Shkodrën disa herë, nga viti 1990 e këtej, janë demokratët e parullave, por jo demokratët e parimeve, idealeve dhe moralit.
Edhe formimi dhe morali i votuesve të tyre është i ngjashëm me ata vetë. Fakti se Sali Berisha u shpall non grata nga qeveria amerikane si minues i demokracisë dhe i përfshirë në akte madhore korrupsioni atyre nuk iu bën asnjë përshtypje, sepse ata kanë qenë “ushtarët” e tij, kanë imituar atë dhe kanë zbatuar porositë e tij dhe janë përsëri të gatshëm ta bëjnë këtë. Kuptimi i tyre për demokracinë dhe bashkëjetesën shoqërore e politike nuk ndryshon shumë nga ai i S. Berishës.
Për ta ka rëndësi pushteti i “Babës”, nga i cili kanë përfituar dikur dhe shpresojnë të përfitojnë sërish. Ndjenja e përkatësisë dhe përkushtimit ndaj fisit, krahinës dhe partisë është më e fuqishme tek ata sesa ndjenjat universale të drejtësisë, demokracisë dhe parimësisë.
Edhe emocionalisht ata jetojnë ende në vitin 1990 dhe pasionet e tyre të verbëra nuk mund t’i shuajnë as shekujt. Ata votuan pro kandidatëve të Sali Berishës, jo pse janë antiamerikanë, por sepse janë antidemokratë të mbështjellë me flamuj të rremë të demokracisë. Thirrjet parimore nuk i tundin dot themelet e pasioneve të tyre të vjetra dhe interesave meskine të reja.
A ka shpëtim opozita
Opozita shqiptare, megjithëse në ditë të këqija, ka shpëtim dhe duhet shpëtuar e ringritur sepse është nevojë kombëtare. Sipas bindjes time, shpëtimi i saj nuk mund të vijë nëpërmjet riparimeve apo makiazheve të pjesshme dhe të rreme.
Është i domosdoshëm, ndonëse i vështirë, bashkimi i dy gjysmave të PD-së. Një bashkim i vërtetë, parimor dhe i dobishëm do të mund të bëhej vetëm mbi bazën e disa parimeve dhe normave, pasi të dyja palët të kenë rënë dakord.
Cilat do të mund të ishin ato? Një marrëveshje me shkrim për ribashkim, me të cilën të bihej dakord mbi dënimin e të gjitha praktikave antidemokratike dhe amorale të demonstruara nga politika e deritanishme berishiste, në pushtet dhe opozitë; zgjedhja me konsensus e një kryetari të ri të partisë (duke përjashtuan kandidimin e Berishës dhe të Bashës) i cili të jetë një figurë e papërlyer me mëkatet, krimet e qeverisjeve dhe nga sjelljet politike të mëparshme; mospërjashtimi i Berishës nga partia, por mbajtja e tij jashtë Grupit Parlamentar derisa të përfundojë procesi gjyqësor që ai vetë ka inicuar; hartimi i një programi të qartë të sjelljes dhe veprimit të ardhshëm politik në qeverisje dhe opozitë; moszgjedhja në forumet kryesore drejtuese të figurave politike që kanë mbajtur poste kryesore drejtuese para 2013 etj.
Opozita nuk mund të bëhet konkurruese dhe e dobishme duke e mbështetur gjithë përpjekjen e saj në luftën ndaj kundërshtarit, në shpifjet pa fund, në përpjekjet destabilizuese dhe as në përralla të tjera si ndryshimi i hartës administrative (zgjedhore) të vendit, vetingu i politikanëve etj.
Lufta kundër korrupsionit dhe paaftësisë qeverisëse mbetet detyrë kryesore e opozitës, por ajo nuk duhet bërë nga të korruptuarit dhe të paaftët e saj. Nënkryetarët e PD-së, z. A. Gjekmarkaj dhe znj. G. Duma dhanë dorëheqjet, megjithëse nuk besoj se kanë faj në humbjen e zgjedhjeve të fundit, por akti i tyre duhet të shërbejë si shembull për një mori figurash mëkatare, të konsumuara dhe të diskredituara të opozitës që i sillen asaj nëpër këmbë. Berisha dhe Basha janë vetëm dy prej tyre.
Një ribashkim i PD-së që do të pranonte rikandidimin për kryetar të Bashës, dhe sidomos të Sali Berishës, do të ishte një hap tjetër në fundosjen e saj përfundimtare.
*****
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Viktor Malaj dhe jo vetem ai, bejne analiza politike thua se jetojne ne nje demokraci solide franceze.
Analizojne sikur ketu behen zgjedhje, sikur ketu ka pluralizem, sikur kemi mazhorance dhe opozite.
Ne fakt, kemi vetem nje fasade te tyre, por aspak nje demokraci as minimale, shume me keq se 30 vite me pare ne 1992.
Sot kemi Regjim, jo Demokraci.
Regjimi ka ne duar pushtetin, mediat, drejtesine qe nuk leviz as me hosten amerikan pas bythe, ka ne duar gjithcka qe ka te beje me nje individ te punesuar, ne asistence, ne biznes, ne perkrahje sociale. Ka Patronazhuar jeten e gjithekujt dhe e thene shkurt – zoteron krejt fatin e gjithsejcilit ne duar! Me teper se kaq as Partia Punes qe e deklaronte se ishte Diktature nuk bente.
Ne Regjime opozitat jane fasada se kurre nuk marrin pushtet, nuk ka Regjim ne bote te kete rene me vota.
Regjimi i Ramiz Alise ra nga protestat mbarepopullore, po ashtu edhe Rrumpallizmi i Sali Berishes. Tani rradhen e ka Regjimi i Rames, nje Regjim varferie dhe mashtrimi me fasada pluraliste.
Regjimet nuk kane opozita perballe, kane dizidence popullore. Pikerisht kete ka perballe Rama, packa se rreket me kot qe me kalemxhinj te binde njeri se eshte brenda lojes pluraliste dhe mburret me Patronazhistet, ngjashem me Partine e Punes ne Diktature qe mburrej me Sigurimin apo “majen e shpates se Diktatures”
Ore ti lexon apo ia fut pordhes
Te njejten gje qe thua ti, thote Viktori, cfare kundershton ti se nuk e mora vesh, apo hajd mo, nxirr dufin
Kam para syve me gur ne dore dhe zjarr per djegjen e shkolles (ku ne kete rast ishte dhe qender votimi,pra per 25 prillin dhe ky qe organizonte keto sulme me gurre dhe zjarr ishte Bardh Spahia i cili u zgjodh si kryetar bashkie Shkoder.Pyetja eshte se a ka ne Shkoder intelektualizem apo ka vetem injorance,”dru me pre” dhe fshatare injorante te cilet kane zbritur nga malet dhe perbejne shumicen ne Shkoder.Gjithesesi keqardhje te shohesh kete qytet me trashegimi kulturore te hershme te zgjedhe ,dhunen,barbarine,hakmarrjen,injorancen,ku perseri jane shkodranet te cilet do t’a paguajne duke e lene Shkodren e tyre akoma me te varfer,prapambetur,me pak te sigurte,me pak qytetare.
Eshte e kuptueshme qe , per te patur nje demokraci te vertete dhe solide , duhet te kesh nje opozite te tille , qe tek ne mungon gati fare ! Vecse per kete nuk mund te akuzohet mazhoranca e sotme dhe personalisht E.Rama , qe eshte katandisur ne kete gjendje opozita tek ne . Rrenjet duhen kwerkuar shume me thelle . Nuk ishte ne pozita me te forta apo me perparimtare gjate luftes NCLopozita e djathte , te vetequajturit nacionaliste , qe edhe sot e kesaj dite , dishepujt e tyre nuk ngrene dot me kembe nje opozite te vertete . Ne se do te vazhdoje keshtu , deokracia ne Shqiperi do te jete e cunguar .
Ok V.Malaj.PD duhet të reformohet 100 % pa Sb & Lb bashkë me shpurën e tyre pa asnjë parim DEMOKRACIE,Por militant injorant me vese nga më të këqiat të kopjuara nga idhulli tyre Sb-Shpifs me retorikë helmuese,I korruptuar i shekullit,,Dhunues i drejtësisë e Demokracis i paprecedentë në PLANET,ku fryma e tij Berishiste nuk zhduket edhe për 100 vjet të tjera.
-Luli është një fyell pa vrima që ka përlarë 100 % veset e Saliut,përveç se nuk e ka haberin të drejtoi opozitën kryesore të vëndit.Ai u soll në PD nga UNMIK Kosovë-Sërbi me OK të Argita Berishës dhe i diktuarë nga ata që e dërguan në UNMIK nga Hollanda pa mbaruarë studimet për të përgatitur dosjet e vidiot kundër drejtuesve të UÇK,sot në burg në Hagë.
-Shtëpia e verdhë Burrel nuk dihej nga DikMarty(Prek.Hagës) dhe, vidion e Krushës me ushtar të UÇK të vrarë të konvertuarë në ushtar Sërb..e fsheu L.Basha.Një dit kur SPAK të dali nga KOMA puseta e WC do të shpërthei.Nëse deri tanimë Sb nuk ja ka nxjerrë në mejdan,e ka hallin e Argitës dhe të Damir Fazlliçit mikut të tij që ka helmuar shumë syresh në PD.
-Në librin e Lulit të bërë nga F.Açka vërtetohet se lb është kapur nga sigurimi në moshën 15 vjeç dhe vet Ajo 19 vjeçe.Kjo rrugë e ka ndjegur L.Bashën: Banakier Rinas-Hollandë-UNMIK-PD me detyra të rëndësishme pa bërë asnjë punë përveç vjedhjes së 230 mil.€ të rrugës së Kombit,Vrasjet në 21 janar,Shitjen e detit,Lobimin Rus,Toyota Yaris,etj..dhe të gjitha këto nën hundën e Saliut.
-Tashmë që Luli zbatoi porosinë Amerikane për ta nxjerr Sb nga politika..kandidat Nr.1 për tu arrestuarë për 101 krimet e tij,Sb u hodh jo vetëm kundër Lulit por tmerrësisht kundër DASH.
-Votuesit shkodran pro berishizmit në 6 mars kanë nxirë me bojë të zezë jo vetëm Salin por dhe milintantizmin e tyre idiot,Pasi nuk mund të ketë PD me Salinë në krye.
-FLM DITA,VM
Kapterr Lalaj, prapa ktheu! Me hap rrjeshtor drejt Corrushit tend ne Mallakaster bythen marsh nje-dy…nje-dy,,,nje-dy…
Ti or trap kupton nga politika aq sa Gamori merr vesht nga muzika.
O Kapter,akoma nuk e ke kuptuar qe mbas 90 keni 18 vjet qe qeverisni ju dhe 18 vjet nuk keni bere gje tjeter perveç justifikimit se e ka fajin Berisha qe drejton politiken keto 32 vjet. A nuk me thua Kapterr me grada ju ne keto 18 vjet qe keni ne pushtet keni qene gjithmone nen drejtimin e Berishes ?
Ore spiun i shokeve, o kapter qe more me qafe shoket, e nxore ate surat miu prape ti? Po si nuk ke turp ore?! Po mendon se ka njeri qe lexon ato flete-rrufete e tua qe qelben nga “vija e kuqe e ML dhe mesimet e shikut Edever”. Ptuh more spiun
Per krijimin e nje opozite normale do te shtoja qe ne politike,nga te dy krahet,te pastrohen te gjithe oligarket qe kane pasuri,biznese etj etj,te futen njerez qe perfaqsojne interesat e popullit dhe jo interesat e tyre!
Keto alibi hajde ta durojme Ramen ne pushtet se nuk ka opozite kane nga 2013 e tani jane krejt bajate se ka vajtur thika ne kocke e nuk mba me ky popull dengla kur jetesa i eshte bere sketerre fukaralleku.
Edi Rama dhe ceta e tij e emeruar si rilindjote duhet te qerohen nje sahat e me pare nga qeverisja sa pa u hequr zvarre me shkelma. Qeveria Rama eshte me e deshtuara ne rrafshin ekonomik e pas 1990.
Vetem keto dy rrijshta te lejne shije te keqe nga shkrimi i Viktor.Konkreteishte”Ata votuan pro kandidatëve të Sali Berishës, jo pse janë antiamerikanë, por sepse janë antidemokratë të mbështjellë me flamuj të rremë të demokracisë.”
Pra Amerika Berishen e denoi me Nen Grato se ishte antidemokratik dhe jo me flamurin e rrem pore me flamurin e kriminalitetit: qe tek Naften qe je dha Serbise , qe te katrahura e viti 1997, qe tek avjonet qe i dergoi per te vrare popullin e Jugut , qe tek viti 1998 vrasja e Azemit dhe me arkivolin e tij goidite Kryeministrin dhe pushtoi institucionet, qe tek kriminaliteti ndaj UCKse, qe tek flak e Gerdecit, qe te vrasjen me 21 Janare te vitit 2011 dhe tek deti dhen Graqise e plote k,riminaliete te Berishes dhe ajo qe ishte me e fundit krimi i tije ne Reformen e Drejtesise ku beri te gjith tentativat per ta penguar kete reform .
Te gjita keto jan jo vetem anti shqiptare pore edhe anti amerikane.
Jan antiamerikane edhe per nje fakte qe ti Vilktore nuk e ze ne goj fare.
Amerika ishte Garnte e proceseve demokratike ne shqiperi. Pore te gjith keto qe une i numeroba , qe nuk jan vetem kleto pore ka edhe me shum te tjera a nuk jane anti shqiptare dhe antiamerikane.?
Votuesit qe votuan Berishen e dinin mire qe Berisha ishte nen grato pore edhe at si antiamerikan qe jen ju ben krah Berishes, kunder shqiperise dhekunder Amerikes.
Viktor nuk jan kaqe budallej ata qe u deshmian si antishqiptare dhe antiamerikan.
Pra nuk eshte vetem flamuri i rrem pore edhe keto akte kriminale qe e kan quare shqiperin ne ket deregje.
Partite ne vendet me demokraci te sajuar, nuk behen shumice per shkak te alterntivave bindese, por per shksk te rrethanave ku faktori jashtem, vecanerisht amerikan, eshte kryesori.
Ben perjashtim ketu epoka Tramp, ku Rama u be dhe me i fuqishem.
Partia qe qeveris ne Shqiperi, fiton mandatin e dyte, te trete, apo te peste, jo per shkak te mireqeverisjes, por per shkaqe tjera ku me kryesore jane
Zgjerimi i partise duke shtuar numrin e anetareve, ne kembim te sigurimit te vendit te punes.
Partia Socialiste, me sa di une, gjate qeverisjes Rama, ka arritur ne 150 000 anetare.
Partia Demokratike ka diku tek 70 000 anetare.
Vetem ky fakt, te ben te mendosh
se socialistet, pavaresisht nga qeverisja, kane nje mundesi shume te madhe per ti fituar zgjedhjet.
Partite duhet te kene cilesi dhe jo ti japin me shume rendesi sasise.
Anetaret duhet te jene te mirearsimuar.
Fakt tjeter qe ka forcuar poziten e socialisteve ne pushtet, eshte shtimi i te punesuarve.
Ka sektore, sic jane ujesjellsat, sic permendi dhe vete kryeministri, jane punesuar dosa here me shume, qe nuk bejne ose nuk shkojne fare ne pune dhe qe ka ndikuar ne cmimin e larte te ujit.
Opozita me 25 Prill, pavaresisht problemeve, mund ti kishte fituar zgjedhjet.
Partia Socialiste nuk kaloi 50% te votes popullore.
Heqja e koalicionit parazgjedhor, ku ky sistem e ka te domosdoshem, deformoi rezultatin ne mandate deputeti, duke i hequr LSI shtate deputete.
Po te analizosh zgjedhjet, ne keto 30 vjet, asnje parti nuk e ka fituar mandatin e dyte bindshem, pra vote fituese.
Vots popullore ne mandatin e dyte, nuk ka kapercyer shume mbi 50%.
Vetem makinacionet e pushtetit, kane siguruar mandatin e dyte.
Perfundimisht, zgjedhjet e 25 Prillit, Rama i humbi, por nuk i fitoi Basha.
Aq te madhe e ka Viktor Malaj deshiren “te shpetoje opoziten”, sa nuk sheh e degjon Edi Ramen qe pasi u thote shqiptareve –
“Shtrengoni dhembet se jemi ne lufte”
…niset tok me haremin qeveritar drejt Dubait per nje panair !
Saliu dhe Meta po harxhojne pak nga ato qe kane vjedhur, por qe jane shume! Le te marrim vetem dy shembuj! Ylli Rakipi,dihet shok dhe partner i Saliut qe ne kohet e hershme,hiqet tani si i paanshem dhe mundohet te vere ne loje njerezit, qe jane kunder kriminelit Sali,qe kerkon te rikthehet! Ka thirrur ne ndihme nje fshatar tjeter nga Stropska, si Shkullaku,i palre dhe i pafytyre,me teorine e shumices se se votes qe po te ishte ai gjyqtar do t’ia jepte Saliut PD! Nje tjeter emision Opinion nje fare Abilekaj,qe Eni e lejon te flase kur dhe si te doje, na afron te njejten zgjidhje. Vota vendosi! Kush vote e PD apo edhe e LSI apo dhe Tom Doshi ne Shkoder, qe votoi kunder PS? Dhe tani Mbreti vdiq rrofte mbreti Sali! Vertet mendoni qe keta jane kaq te zgjuar? Keta njerez jane te shitur dhe me qellim te poshter berishian, kerkojne te na thone saliun na e dashkan populli demokrat! Jo more njerez jenicere ! Saliu eshte hedhur ne plehrat e Sharres,njehere e pergjithmone! Bashke me keta njerez te shitur te TV te shitura Shqiptare! E megjithate eshte rasti i mire per te bere para!
S i spjegohet qe ne nje gazete te majte perveç atyre qe bejne artikujt ( qe nuk diskutohet qe jane te pushtetit te majte ) edhe komentuesit 90% jane te majte qe nuk dine te bejne gje tjeter por si kryetari i tyre dijne vetem te ofendojne kundershtaret ! Kur do e mesoje ky popull qe duhet te jete gjithmone ne opozite me pushtetin,edhe pse e ka votuar. Duket qe shume nga komentuesit jane njerez te paguar . Nuk besoj se me shprehjen (tanime bajate) se po iku Rama do vije Berisha , Meta apo Luli mund te ecet perpara. Pse u shua Shqiperia per intelektuale ?
“Populli ” humb besimin!! “Populli” nuk gabon kurre!!
Populli eshte subjekt me vete qe si tere gabon ,sillet ndryshe nga vendi ne vend.Ne Gjermani votoi e ndoqi xhaxha Adolfin Rusia po ndjek Putinin. Ke ne “Populli” si nje trup i vetem shkaterron te mirat e veta denigron inteligjencen e vet, blihet e shitet per dy pare dhe ka zero largpamesi dmth sharron degen e pemes ku rri vete!
Sa me madh nje vend aq me te shumta jane mundesite e drejt perparimit ,ne rastin tone nuk eshte keshtu!! Turma qe mblidhet ne shesh step edhe gazetaret aq sa ata stakojne arsyetimin dhe i bejne iso turmes!!!!