Nëse keni vështirësi në përqendrim, nuk mbani mend një numër telefoni apo listën e ushqimeve që duhet të blini, fajin mund t’ia vini stresit apo punëve të shumta që keni gjatë ditës.
Por nëse jeni një grua në moshën e menopauzës, pikërisht ky proces fiziologjik është shkaktari i problemeve me kujtesën.
Studiuesit thonë se në gratë e moshës së mesme, episodet e humbjes së kujtesës janë një prej simptomave të përkohshme të menopauzës. Studimi është kryer nga Universiteti i Roçesterit në SHBA dhe është publikuar në revistën “Menopause”.
Një ekip neurologësh ka testuar 117 gra në moshën e menopauzës ose që sapo kishin ndier shfaqjen e simptomave të para, tek të cilat u vu re një deficit i kujtesës në fazat e para të këtij procesi fiziologjik.