Humbja e shumicës së votave, kreu i Këshillit Bashkiak të Elbasanit jep dorëheqjen

redaktor

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Elbasanit socialistët kërkuan rikonfigurim të Këshillit Bashkiak.

Kreu i Këshillit të Qarkut, Eugen Isaj tha se ky propozim nuk duhej bërë. Ndërkohë që deputeti socialist Blushi ky është një mocion i një shumice të konfirmuar në qeverisjen vendore.

Ndërkohë kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini siguroi se bashkëpunimi mes palëve do vazhdojë në të mirë të qytetarëve.

Konkretisht koalicioni i majtë ka 26 anëtarë të këshillit bashkiak, ndërsa e djathta ka tashme vetëm 19 anëtarë. Në kushte koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” ka propozuar emërimin e mjekes Desantila Tahiraj, në krye të këshillit bashkiak të Elbasan.

Me të nisur mbledhja kreu i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Blendi Himci deklaroi dorëheqjen për ti shpëtuar shkarkimit.

Share This Article
1 Comment
  • Uroj pune me te mbara per Bashkine e Elbasanit.Ky eshte nje zhvillim dobiprures per cbllokimin e sherbimeve per njerzit dhe Qytetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *