Forcat speciale të Irakut po kryejnë luftime të ashpra kundër militantëve të Shtetit Islamik, për t’i larguar nga ata nga qendra e Ramadit.
Sot është dita e dytë e ndërhyrjes në rrugë tokësore. Zyrtarët lokalë janë optimist se qyteti do të çlirohet deri në fundjavë.
Por një zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka qenë më i kujdesshëm, duke deklaruar se një luftë e ashpër është në perspektivë.
Forcat irakiane po shkojnë drejt kompleksit kryesor të qeverisë, dhe kanë dalë kundër snajperët dhe kamikazë.
Qyteti Ramadi ra në muajin maj në duart e ISIS, i cilësuar si një humbje e turpshme e ushtrisë irakiane.
/Dita/
