Disfata me Kukësin në javën e 22-të të Kategorisë Superiore i komplikoi jo pak objektivat e Partizanit në kampionat si dha la pasoja kryesisht psikologjike në formacionin e Shpëtim Duros. Të kuqtë këtë mërkurë do të udhëtojnë drejt Laçit për ndeshjen e kthimit te fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë me avantazhin e suksesit të 2-0 të sfidës së parë, por çuditërisht te kryeqytetasit ndihet presioni i një eliminimi të mundshëm, që reflektohet edhe me vendimin për të mos lejuar asnjë prononcim në media.
Trajneri Shpëtim Duro nuk ka preferuar të flasë në prag të kësaj përballjeje me kurbinasit, duke u përqendruar në përgatitjen e ndeshjes në mënyrën më të mirë të mundshme. Përtej enigmave të shumta mbi formacionin titullar, tashmë është fakt që Stefan Racic do të mungojë në Kupë për arsye dëmtimi. Në seancën e fundit stërvitore sulmuesi serb është stërvitur veçmas me mesfushorin Asion Daja dhe portierin Alban Hoxha, të cilëve u është bashkuar edhe 17-vjeçari Bardhi. Asnjë problem serioz për Hoxhën, por nuk përjashtohet mundësia që Duro t’ia besojë vendin e titullarit të portës Xhikës.
E gjitha pjesë tjetër e skuadrës nuk paraqet asnjë shqetësim fizik, me Duron që do të ketë shumë alternativa për të hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, edhe pse duhet pranuar mungesa e Racic ia prish disi planet trajnerit të të kuqve. Gjithsesi, asnjë problem në formacion nuk mund të jetë justifikim në këtë sfidë delikate, për vetë faktin se të kuqtë mund të eliminohen nga Kupa vetëm nëse mposhten me tre apo më shumë gola diferencë, ndërsa humbja 2-0 do ta çonte takimin në shtesë.

E shituuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuurrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr !