Humbja paradhënie e Lulzim Bashës

Dita
- Lulzim Basha (Minister of Foreign Affairs, Albania)

Zoti Basha deklaroi se nuk do të kandidojë për herë të dytë për kryetar të bashkisë së Tiranës. Pavarësisht arsyeve që paraqiti del se, siç tha Berisha, në horizontin e tij politik është posti i kryetarit të qeverisë së ardhshme. Pra për këtë qëllim nuk mund të vazhdojë të merret dot me kryeqytetin sepse do të përgatitet për postin e tij të ri sepse qeveria e sotme ka bërë këtë e atë dhe nuk ka bërë disa gjëra të të tjera.

Por çfarë ka bërë e nuk ka bërë Basha për kryeqendrën tonë? Po e nis me shembëllin më të keq të mundshëm për atë që duhet të ishte një prononcim i bashkisë për atë “horror” që ndodhi në kopshtin Zoologjik: një dem i hapi barkun një kali. Këto gjëra mund edhe të ndodhin. Por bashkia në deklaratën e parë publike nuk u mor as me përgjegjësinë që ka për këtë “kopsht” të degraduar prej vitesh, as se çfarë mund të bënte, por u çfajësua se Edi Rama nuk paska bërë asgjë për të kur ishte në krye të bashkisë?! Kjo mund të jetë e vërtetë por nuk justifikon ata që kanë thuajse katër vjet që qeverisin Tiranën. Kjo tregon mendësinë e të (mos)qeverisurit të qytetit këtë mandat të Bashës.

Le të kthehemi tek ato që bëri Basha. Gjëja e parë, anullimi i projektit të qendrës së qytetit nisur nga Rama. E zhbëri si pa gjë të keq atë punë që ishte kryer deri atëhere dhe shtroi një qilim me bar që mund të jetë i vlefshëm për mjedisin si hapësirë e gjelbër por që ka goxha bisht prapa. Sepse u bënë pluhur paratë e mia e të gjithë qytetarëve të tjerë të Tiranës të hedhura në atë projekt. Dhe menjëherë pasi bëri atë “livadh” në mes të qendrës deklaroi se ndotja në Tiranë ishte ulur me 30%?!

Basha nuk e kishte për herë të parë që prishte. E pati bërë si ministër edhe me kryqëzimin e Zogut të Zi, ku zhbëri projektin e mbikalimit dhe “mbolli” një shatërvan pa ujë e një rrethrrotullim që s’ka sjellë asgjë për rregullimin e trafikut. Në emër të kujt i humbi ato para të harxhuara?

Po çfarë ka bërë tjetër Basha këtë mandat. Vitin e parë të qeverisjes së Tiranës, me duart e tij mbolli ca lule në Parkun e Madh, në Ditën pa Makina shkoi nja dy herë  në punë me biçikletë. Thamë se meqë e nisi kaq mbarë, do t’i vinte rruspën “korporatës së betonit”, siç e quante gjatë fushatës. Bëri dhe planin e ri urbanistik që u diskutua me publikun. Me planin urbanistik ju hoqën qytetarëve plot hapësira publike, pavarësisht se ç’thotë Basha dhe bashkiakët e tij. Dhe si pa gjë të keq fut në hapësirat e gjelbra të Tiranës edhe Farkën e betonizuar, Dajtin që i jemi qepur me shumëkatëshe, Paskuqanin etj. Ka futur në “gjelbërimin” e qytetit Parkun e Tiranës me sipërfaqe 1,569.337 m²;  Kopshtin Zoologjik me sipërfaqe 55,935 m² (që edhe ai e di se nuk janë më kaq nga ndërhyrjet shumë vjeçare , ndërtimet e pallateve e rrugëve) por harron të thotë se këto i gjeti dhe, sipas bashkisë , ka shtuar 12500 pemë që nuk dihet se ku. Dhe , si një një lajm të mirë në këto hapësira të gjelbëra ka shtuar edhe Varrezat e Dëshmorëve me 94,488 m². Që të viheshin , veç pemëve edhe varret si hapësirë e gjelbër këtë e di ai. Mirë që nuk ka futur dhe varrezat e Sharrës e Tufinës. Ndofta i ka lënë si rezervë për fushatën që do ta bëjë kryeministër.

Sa për “korporatën e betonit” e luftoi  aq sa atje ku tha se nuk do të ndërtohej kurrë, poshtë digës që liqenit. Kjo ka një histori më vete: Në verën e vitit 2009 , organizata “Masmedia dhe Mjedisi” me drejtues Xhemal Maton, ndërmori “Studimin e problemeve të degradimit Mjedisor të Liqenit artificial të Tiranës, informimin, ndërgjegjësimin dhe nxitjen e vendimarrjes për zbatimin e masave mbrojtëse dhe rehabilituese”.  Atëherë e kam shëtitur disa ditë me radhë liqenin e gjithë zonën e parkut të Tiranës, së bashku me studiuesin e projektit , Prof.Dr.Sherif Lushaj. Kemi parë që nga ndërtimet e mëdha rreth e brenda tij e deri te kanalet gjysmë të fshehur të ujrave të zeza të asaj shkollës ndërtuar brenda parkut. Kemi shkelur ditë me radhë që nga ai liqeni i vogël në perëndim që sot është zhdukur nga harta e terreni (edhe emri i ka mbetur Liqeni i Thatë) e deri tek ato ndërtimet e Farkës që i afroheshin përherë e më tepër liqenit (e drejta e komunës?!) dhe shtëpi e lokale bashkë derdhnin në liqen të gjitha ujrat e zeza. Edhe sot nuk ka ndryshuar gjë, veç se janë shtuar ndërtimet.

U diskutua edhe ideja e athershme e Bashkisë për të ashtuquajturin projekt TiranaRock, ideuar nga Rama, ato pallatet që do të ndërtoheshin poshtë digës së liqenit të Tiranës. Basha e quajti projektin marrëzi dhe sa të merrte “frenat” e bashkisë në dorë do t’i zhbënte këto plane. Tashti na del se “armiku” i betuar i betonizimit të liqenit iu rikthye avazit të betonit.

Kam ndjekur si gazetar mjedisor disa fushata të zgjedhjeve vendore në qytetet kryesore. Kam qenë prezent edhe kur kandidati Xhaferri në Durrës bëri atë lapsusin që do të “rregullonte edhe cilësinë e diellit” . Kjo mund t’i ndodhë kujtdo në fushata se flitet shumë e premtohet akoma më shumë. Por Basha premtonte në vitin 2011 se midis të tjerave, do të hiqte taksën mjedisore. Kishte menduar, siç duket , që këtë “barrë” do ta zgjidhte me atë që do të jepte qeveria qendrore. Ishte jashtë logjikës së politikës fiskale më të cilën duhet të funksionojë qeverisja vendore edhe në drejtim të politikës mjedisore. Se edhe një pemë apo ca lule kërkojnë para të mbillen dhe këtë e dinë të gjithë. Por edhe, me siguri, e dinte që rregullsinë fiskale për Tiranën mezi e kishte vënë në vijë paraardhësi i tij, gjë që e bënte më të pavarur qeverisjen vendore. Sepse sot zoti Basha ankohet se i kanë penguar projektet e tij si tramin, bulevardin e Paskuqanit etj… Kush? Qeveria e sotme.

Por pse harron Basha se dy vjet kishte në qeveri ata që e vunë në krye të bashkisë e jo qeverisjen e sotme. Ç’bëri? Ah po! Rregulloi ca banja e leu disa kopshte; asfaltoi ca rrugica si ajo te Kodra e Diellit që i doli asfalti brenda muajit; shtoi numrin e kapakëve të pusetave të vjedhura; zgjeroi rrugën e Elbasanit duke prishur një pjesë të parkut paçka se po bëhej rruga e re që “hëngri” dhe ca nga kopshti Botanik; terrorizoi romët që mbledhin plastikën për riciklim, ju mori motorët e biçikletat po dhe kjo u harrua pas dy muajsh; hoqi ata që shisnin ushqime rrugëve megjithë që janë kthyer përsëri më shumë se më parë ; zhduku dhe ato kazanë të ndarë që vuri Rama për grumbullimin e mbetjeve të diferencuara ( plastikë , letër etj…); liroi duke seleksionuar trotuarët nga lokalet, ju mori dhe vazot e luleve por edhe ato u rikthyen përsëri e kështu me radhë. Të paktën dikush fitoi qyl vazot. Të mos harroj edhe aksionin e heqjes së tregut ushqimor te uzina Dinamo por kjo është “kompensuar” me fshatarët që shesin në çdo cep .

Po mirë thonë se e meritojmë të qeverisemi edhe nga kryetar bashkie të tillë që, kohët e fundit, po merr hua edhe gjuhën e përdalë të mentorit të tij që i ka quajtur ambientalistët si antiglobalistë. Duket se po bën nxemjen për kryeministër. Ndofta do të mbahet mend edhe nga kjo. Një gjë është e sigurt: do të mbahet mend për ato parakalimet në Tiranë, kur asfaltohet ndonjë  rrugicë, shoqëruar nga një turmë militantësh. Po më  tepër do të kujtohet për buzëqeshjen e tij të pakrahasueshme që na rrezaton ne vdekëtarëve të  thjeshtë që votojmë e presim. Këtë po që e bën mirë. Dhe do të vazhdojë ta bëjë derisa ta lenë aty ku është.

Share This Article
5 Comments
  • Ne krye te Tiranes per kater vite patem nje pertac qe nuk mendoi per asnje moment per qytetaret. Nje njeri qe nuk eshte i afte te drejtoje vetem Tiranen nuk mundet kurrsesi te drejtoje gjithe Shqiperine.

  • Basha eshte i deshtuar ne cdo drejtim dhe kete e ka deshmuar me se fundi dhe ne drejtimin e tiranes ku ka treguar se eshte nje parazit qe do ti ngope njerezit me lugen bosh.

  • Sa lexova titullin e artikullit, mu kujtua shprehja :” pupupuuuu……… krushqi me Jovan Bregun”….. nga pallati 76 , dhe bera anallogji “Pupupuuuuu……… Shaqiperi me Kryeminister Lul Bashen. Hapu dhe e futi (batut nga film tjeter). Sa i fort paska qen serbi.Ne cdo moment i nxjerr spiunet e tij ne Tirane si simite nga furra.

  • Ky kriminel e hajdut,nuk ka patur qellim rregullimin e Tiranes,po shkaterrimin e Tiranes. Jane keta te pa bese te ketij populli qe duke perdorur fjalen e eger “DIKTATURE” e ne si qe kercenim si “Perrce” (eshte nje lloj bime qe leshon sisa kokrra te vogla,epo t’i hedhesh ne zjarre ato kercejne.perpjet,po kishte edhe nga ato qe nuk kercejne e ne i quajme te fendosura,e i tille ka qene edhe ky i nderuari Lulzim) Ku jane ato ndertime ndoshta modeste .po i sherbenin qytetareve.
    – Kishim nje kopsht zoologjik modest ,po qe preferohej nga shume e shume qytetar e sidomos femijet. Po tani nga ndoshta modest u kthye ne asgje,madje ne nje kopsht ‘HORROR” Punoi populli i Tiranes vullnetarisht per ndertimin e liqenit, mbolli lloje lloj pemesh e pa sdisa vitesh i gezoi frytet e punes ….. demokracia po thuaj e ka zhdukur ,e ka thare qe te lulezoje betoni…… . Kishim nje kopsht botanike,po deshira e vizionerit ,kriminel e hajdut Lulzim Basha e pergjysmoi me gjoja unazen e madhe,e sila nuk perfundoi kurre. Ku eshte ai parku”Rinia? Demokratet e famshem me vizionin e Tiranes Europiane ,e khyen ne qender prostitucioni e drogaxhinjesh.sepse parkun “Rinia “e kishte ndertuar populli komunist e na kish shkaterruar Tiranen. Kishim nje shesh me emrin e te madhit “Skenderbej” e mbrapa ishte nje ‘grope” e pyllezuar me pisha, nje vend i kendshem per te pushuar ,e sidomos vendi i fotografeve,, u zhduk nga “demokracia ” e aq me keq ky “heroi” i Tiranes Europiane na e ktheu ne nje lendine,ku Skenderbeun e hoqi nga populli ,dhe e coi bari te kullosi kalin. e aq me keq i dha pamjen e nje mjeti qe perdorin grate dhe perturp te zotit nga sheshi “Skenderbej ” populli po e quan sheshi “LINes” i LUlzim Bashes. A ka me turp…. Tani kur ishte me mire kopshti zoologjik,botanik,liqeni e parku “Rinia ” sheshi “Skenderbej ” ne diktature ,apo sot ? Ku jane tregjet ” moderrne ” qe do ndertoheshin,po edhe ata qe ishin u prishen per interesa te njerezve qe vetem te pasurohen e te pasuroen,pa patur problem se demtohet ambjenti,pasi vet ndertojne e kane ndertuar vila jashte shtetit,nen shembullin e LUlit, nen shembullin e atyre qe kane ndertuar ne Lalez.apo Dajt, neser ja mbathin e jetojne si krajla ne vende te huaja ,ky ambjentin ua kane ndertuar te tjeret,nders apopulli i thjeshte te jetoi ne mes pluhrit e pisllekut. Shikoni e vlersoni ! Largesia e pallateve ne diktature linte hapsira e sheshe ku luanin femijet, kishte drite e ajer , ndersa kjo demokraci u zuri frymen,u zuri diellin e ajrin ,me gjithe” permiresimin “qe u beri kuzhinetaxhiu Xhaferri i Durresit, . KU e ke tramin , oLulzim Basha? PO tortuaret ku jane ,se jane kthyer ne tregje……. Si nuk kte vjen zor nga vetja ,kur del e flet pe r Tirane Europiane t’i qe je vetem nje lovace ne dore te saliut. Ti qe rrije e degjoje si nje diale i bindur ,pse jo si mashtrues,e vazhdon akoma…. vazhdo ,vazhdo kur jemi ne budallenje e kaluar budallenjeve qe te degjojme e te besojme ty. Ti qe mbron hajtutet ,qe mbron krimin therret me shume……. SI nuk vdiqen me mira ata Cakrranjotet, ata Marinzallaket ,po te degjuan e te degjojne TY,vrasesin e vellait te tyre, si nuk mendojne ato lotet e Anes ,qe qante baban te cilin ja vrave ti, o Lulzim Basha.si flet ti per rruge ,e lulishte,kur rruget e Tiranes jane kthyer ne rruge sikur u ka ren bomba atomike, flet Ti qe grabite 230 milion euro te rruges……. . Ja pra se ajo “Diktatura” per ne Shqiptaret paska qen me e mira me sa po shohim deri sot. Ka edhe nga ata qe do me shajne,eshte puna e tyre po faktet jane fakte e beni krahasimet e 25 vjeteve c’dertoi ne Tirane “Diktatura” e c;dertoi demokracia.me perjashtim te pallateve ,pamja e te cileve e ka shemtuar urbanistiken e saj,e kete nuk e them une po arkitekt te mirfillte…….

  • Te vjen cudi qe njerezia merren me kete moster te klonuar nga mentari itij per tu plotesuar qejfet femijeve qe e kishin shok.Perpara se te marresh funksione publike duhet te punosh me publikun,gje qe ky nuk e ka.Ate e katapultuan qe tu sherbente me zell shpellareve qe e vendosen ne ato poste.Ruajna zot nga mostra te tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *