Humbja turpëruese, Ronaldo: Në fund do buzëqeshë Reali

redaktor

Krenaria nuk e lejon Cristiano Ronaldon të ulë kokën pas humbjes turpëruese në Vicente Calderon, ku tre herë fituesi i Topit të Artë ishte hija e vetvetes, bashkë me yjet e tjerë Los Blancos. 30-vjeçari u shpreh pas ndeshjes se Reali i Madridit është një skuadër më e mirë se Atletico, pavarësisht kësaj disfate të rëndë.

“Ne jemi skuadër më e fortë, por duhet ta tregojmë këtë në fushën e blertë. Gjithsesi unë mendoj se në fund të sezonit kampionatin do ta fitojmë ne. Ndaj Atleticos loja jonë nuk funksionoi, ishte një ditë për t’u harruar. Reali i Madridit nuk mund të humbasë 4-0 ndaj asnjë kundërshtari”, tha Ronaldo.

Ylli portugez shpjegon edhe arsyet e asaj paraqitjeje të shëmtuar në derbin madrilen, por është i bindur se reagimi do të vijë shumë shpejt.

“Na mungoi entuziazmi dhe nuk ishim të freskët psikologjikisht dhe fizikisht. Kishim vetëm pak ditë në dispozicion për ta përgatitur derbin. Bëmë një gabim të madh, po kemi humbur vetëm tri pikë dhe jo titullin. Në fund të kampionatit buzëqeshja do të na përkasë neve”, theksoi portugezi.

Reali i Madridit mbetet në krye të La Ligas në kuotën e 54 pikëve në 22 ndeshje ndërsa sfidën e radhës në La Liga do ta luajë ndaj Deportivo la Corunas në Santiago Bernabeu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *