Një jetë të tërë drejtoi grupin e quajtur “Heartbreakers”, më pas u tradhtua nga një sulm në zemër. Ky ka qenë fati i rokerit të famshëm amerikan Tom Petty, i cili u nda nga jeta në një spital në Kaliforni, ku po mjekohej pas një sulmi në zemër që e goditi të dielën, në shtëpinë e tij në Malibu.
Kantautor dhe muzikant, Petty konsiderohej një nga rokerët amerikanë më të mëdhenj në treg.
Në karrierën e tij të gjatë, Petty ka luajtur në të gjithë botën dhe me të gjithë muzikantët më të mëdhenj të rrymës rok, duke filluar me Bob Dylan, me të cilin kishte një bashkëpunim të gjatë artistik, në vitet 1990 ata ishin pjesë e supergrupit “Traveling Wilburys” së bashku me George Harrison, Jeff Lynne dhe Roy Orbison.
Tom Petty filloi të luante muzikë në 1969. Albumi i tij i parë përmbante këngën “Breakdown”, që një vit më pas hyri në Top 40 USA.
Produkti i tij i fundit muzikor me bandën “Heartbreakers” është “Hypnotic Eye”, në vitin 2014.