“Humor shkodran”, në qendër të qytetit lajmërohet “vdekja” e Vllaznisë

Ornela

Rënia e Vllaznisë në Kategorinë e Parë, tronditi të gjithë sportdashësit shkodranë dhe opinionin sportiv. Në Shkodër mbizotëron trishtimi dhe dita e sotme është shpallur “ditë zie”.

Nuk kanë munguar as ironitë nga tifozët shkodranw, të cilët në një vend në qendër të qytetit ku vendosen lajmërimet e hidhërimeve, kanë ngjitur një njoftim “therës” ku lajmërohej vdekja e klubit shkodran.

“Me hidhërim jo të madh njoftojmë se vdiq KF Vllaznia, vjeç 99. Njoftojmë vizita ditën e diel datë 27.05.2018 (me shpërblime). Me respekt nga Presidenca, Bordi drejtues dhe futbollistët”, shkruhej në lajmërimin e vdekjes.

Një gjetje sa e veçantë aq edhe  hidhëruese. Ndryshe nga vdekjet e tjera njerëzore, te Vllaznia ka shpresë ringjalljeje pas vdekjes. Ky zhgënjim duhet të shërbejë si mësim të drejtuesit shkodranë.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ka disa vjet qe Vllaznia ka vdekur, por mbanin me pahir nje te vdekur mes te gjalleve ne Kategorine Superiore.
    Ne VARRIMIN e Vllaznise do te jene pjese e kortezhit mortor edhe keta “humoristet shkodrane”.
    Boll me ken shkodran se t’ana i ban.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *