Humor te Koln me flokët e dikurshëm të Mavrajt

redaktor

Aventura amerikane me Kolnin po shkon mjaft mirë për qendërmbrojtësin e kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj, që gjendet bashkë me ekipin e tij në SHBA për fazën përgatitore.

Ekipi i Bundesligës së parë, që si synim kryesor ka qëndrimin në kategori jo vetëm po punon intensivisht por gjithashtu futbollistët po argëtohen jo pak dhe gjatë kohës së lirë duke xhiruar pothuajse çdo gjë që bëjnë gjatë qëndrimit të tyre në qytetin e Orlandos.

Mërgim Mavraj, madje ka qenë një prej lojtarëve më aktivë në këtë grumbullim për ekipin e Kolnit duke dhënë shpesh intervista në lidhje me udhëtimin por dhe përgatitjet e skuadrës.

Ndërsa së fundmi një foto e tij në kohën kur luante për Darmastadt është komentuar jo pak nga shokët e tij të ekipit, për modelin e flokëve të Mërgimit në atë periudhë, që e ka marrë gjithçka me sportivitet.

Ndeshja e parë e Kolnit në Bundesliga për fazën e dytë do të jetë më datë 31 janar në transfertë ndaj Hamburgut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *