Qeveria hungareze ka hartuar një ligj të ri, që kriminalizon ata që ndihmojnë emigrantët e parregullt që kërkojnë azil.
Nëse miratohet në formën aktuale, legjislacioni do të çonte në printimin e manualeve me informacione për azilkërkuesit dhe dhënia e ushqimeve për ta, apo e këshillave ligjore, do të konsiderohen një shkelje penale.
Dënime me burg, që variojnë nga disa ditë e deri në një vit, parashikohen për personat që ndihmojnë emigrantët të hyjnë në vend, ose të fitojnë azilin.
Kushtetuta do të amendohet po ashtu për të penguar që vende të tjera të BE-së të transferojnë azilkërkues në Hungari.
Kryeministri nacionalist, Viktor Orban po sfidon në këtë mënyrë politikat e BE-së për emigracionin.
Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia kundërshtojnë një skemë të BE-së për zhvendosjen e 160 mijë refugjatëve nga Siria dhe Eritrea në vende të tjera të unionit, për të zbutur peshën e Italisë dhe Greqisë, ku kampet e emigrantëve janë të mbipopulluara.
o.j/dita
