Hungaria: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Dita

“Hungaria do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE-së”. Është kjo deklarata e Ministrit të Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto, gjatë takimit me ministrin Ditmir Bushati.

“Në rajonin tonë, kanë interes për të qenë prezent dhe kanë interes për të bashkëpunuar me vendet tona. Nga ky proces, kuptohet, Shqipëria ka se çfarë të mësojë nga praktika e vendeve të tjera që janë më të angazhuara dhe më të stabilizuara në këto marrëdhënie”, tha Bushati.

Duke komentuar pezullimin e projektit të gazit Rrjedhës së Jugut,  ministri hungarez tha se po analizohet situata që furnizimi me gaz nga Azerbajxhani të sillet nga juglindja e Europës për të shkuar në Europën Qendrore.

“Ndërtimi i këtij tubacioni do t’i kishte kontribuuar në sigurinë e furnizimit me energji në të gjithë Evropën. Ndërkohë që tani na duhet të shikojmë rrugë të reja dhe të identifikojmë mundësi të reja. Aktualisht po analizojmë situatën dhe një nga mundësitë për furnizimin me gaz nga Azerbajxhani është që ta sjellim atë nga pjesa juglindore e Evropës për në pjesën qendrore të saj”.

Në përfundim të takimit u nënshkrua marrëveshja për mbrojtjen shoqërore mes Republikës se Shqipërisë dhe Hungarisë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *