Hyjnë në fuqi rregullat e reja: Nga sot, kush hyn në Greqi do të karantinohet për 1 javë

J L

Ditët e fundit shqiptarët janë përballur me një situatë mjaft të vështirë në kufirin me Greqinë, ku kanë qëndruar në radhë për orë e ditë të tëra.

Nga sot, kush hyn në Greqi do të duhet të karantinohet për 1 javë.

Ishte kjo datë, që shtyu mijëra emigrantë të nxitonin për t’u dyndur drejt pikave kufitare dhe që më pas solli radhët kilometrike në dy pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës.

Prej të enjtes ka pasur radhë të gjata për shkak edhe të negociatave mes dy palëve dhe mosfunksionimit të punës nga pala greke gjatë natës.

Vetëm mbrëmjen që kaloi pala greke punoi edhe gjatë natës, ndërkohë nga kjo e diel çdo emigrant shqiptar, rezident në Greqi apo person që lejohet sipas kushteve greke të futet në territorin e shtetit fqinj duhet të karantinohet për 1 javë.

Nga e hëna më pas, me masat e reja shtesë do të duhet edhe tampon negativ me vete, jo më të vjetër se 72 orë, vërtetim i diagnozës në anglisht bashkë me të dhënat si dhe plotësimin e formularit PFL në faqen e autoriteteve greke.

Gjithashtu, nisur që nga dita e hënë, dt. 17 gusht 2020, nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.

j.l./ dita

Share This Article
14 Comments
  • Mora vesht se flota shqiptare eshte futur ne ujrat detare qe berisha donte tja falte gerkut..
    Vetem me kercenime marin vesht greket,turkun e kemi ne anen tone si vellezer te nje gjaku

  • Shqiptaret po penalizohen qellimisht, sepse e kuptuan te paret qe Covid-19 eshte nje mashtrim Global dhe ne shumicen e rasteve e kane denoncuar kete mashtrim me te gjitha mjetet ne Internet.

    Politikanet si ne Greqi, Shqiperi apo ne shumicen e vendeve ne Bote jane ca plehra te shitura e te kapura qe punojne per nje axhende Globale e per nje pronar Global, kunder interesave te vendeve e popujve te tyre.

    • Shqiptaret cdo gje e kuptojne te paret prandaj kane ecur kaq perpara sa na e ka zili gjithe bota

    • Po mire ore shoku, edhe po te jete ashtu si mendon ti. Cfare mutin duam ne, me keto denoncimet globale? Pse nuk mesuam njehere te shikojme ato HALLET tona.

      • Ty o shoku mbase te pelqen skllaveria dhe fashizmi qe kane pergatitur per te gjithe, me justifikimin e Covid mashtrimit. Ne te tjereve na pelqen liria si njerez qe jemi. Lindem te lire e duam te vdesim te tille. Ketu futet edhe liria jote, por nga komenti me duket se ti nuk e meriton ate.

        Rreagimet per te mbrojtur lirite dhe te drejtat tona si njerez qe jemi nga fashizmi Global i cili po instalohet me shpejtesi, eshte e drejta jone dhe e kujtdo i cili e konsideron veten se pari njeri.

        Nuk do te doja kurre qe ti leme nje bote te tille femijve dhe niperve tane. Nuk e uroj kete as per ty, sepse te gjithe bashke jemi ne kete mesele, dhe sa do mire apo keq per mometin, te gjithe bashke do ta paguajme faturen e skllaverise ne te ardhmen, bashke me ata politikane dhe familjet e tyre, te cilet sot po hapin varrin per popujt e tyre por dhe per veten e familjet e tyre ne te ardhmen, ndoshta edhe pa e kuptuar sepse jane verbuar nga favoret financiare qe ja shperblen kulti fashist Global per sherbimet ndaj axhendes se tyre.

        • U dhime se qeshuri me shakate e phoenix dhe me lirine apo sllobodanken e saliut.
          O te keqen e trurit,nuk ke faj eshte vape.
          Te fala vllait trumpit

          • Mos u shtrengo shume ti, se mos te iken ndonje pordhe. Trumpin ata e kane ne xhep, si te gjithe Trump-at e tjere te shitur ne politike e pushtet kudo ne Bote.

            Po ju luajne poker per aperitiv dhe me pas po ju luajne shah per te tretur ushqimin e mashtrimit.

            A se per pak harrova. Micotaqi dhe Erdogani ne darke e pijne kafen bashke ne nje Jaht ne Egje. Diten dalin ne televizor me lojra luftash dhe korona mashtrimesh.

            Mbllacituni mire dhe oreks te mbare.

    • Ti Phoenix qurrashi e ditke mirë, se u mban pishën ti Micotaqisit dhe Erdoganit, e? Ptuuu, rracë inferiorësh që s’rri pa e thënë llafin e vet me kompetencë absolute në çdo gjë. E nga ana tjetër, s’di ku i shkërdhehet gruaja.

  • Qeveria Rama po punon fort me palen greke qe keto ditet ne rradhe ne Kakavi ti numerohen si ditet e karantines 1 javore. Keshtu do ta tejkalonin afatin patjeter ato njerez atje.

  • Pas 30 vite konsekuencat e migrimit po i jetojnë të gjithë ata që nuk kanë dashur sakrificat për ndertimin e vendit të tyre por e dashtën shijimin e jetës nga puna dhe sakrificat e të tjerëve por si e fajsojnë Shqiprinë prap këta që e brakisën

    • Nuk po e fajeson njeri as Shqiperine e as Greqine si popull apo si vend. Njerezit kane qene te lire te krijojne jeten e tyre kudo dhe sipas deshires se tyre, dicka teper normale kjo.

      Ne po perpiqemi qe te zgjojme njerezit, te cilet jane bere pre e manipulimit dhe mashtrimit Covid-19, si justifikim drejt axhendes se fashizmit teknologjik Global. Axhende kjo qe ka dekada qe eshte programuar e po zbatohet sot ne menyre graduale, duke e justifikuar eliminimin e te drejtave dhe lirive njerezore, me nje pseudopandemi me emrin Covid-19.

      Ata politikane e qeveri qe ju mendoni se mbrojne interesat tuaja personale e kombetare, ne fakt jane ca te shitur qe mbrojne axhenden e fashizmit Global, kundrejt favoreve financiare. Ky kult Fashist, ka 2.5 shekuj qe kontrollon Bankat qendrore Nacionale te Botes dhe ka ekskluzivitetin e printimit te parase. Kuptohet qe ata kane mundesine te blejne ke do dhe gjithcka qe eshte per shitje, sidomos ata qe jane ne politike pushtet dhe administrate, kudo ne Bote.

      Neqoftese njerezimi nuk zgjohet sa me shpejte, ai do ta gjeje veten te lidhur me pranga koke e kembe ne shtepine e tij.

      Dhe kjo vlen per te gjithe pa perjashtim ( edhe ata te shiturit apo te “zgjuarit” vegla ne politike), heret ose vone.

      Dhe ky nuk eshte vetem problemi i Greqise apo Shqiperise, por problemi dhe liria e Botes dhe njerezimit ne pergjithesi.

  • Cfare flet moj XXXL
    Ata qe moren rrugen e emigracionit e mbajten kete popull me buke se do kishin ngordhur njerezit.
    Une nuk perpiqem ti ndergjegjesoj njerezit per Covidin, por per qeverine e ndyre qe e ve kete popull ne prova torture dhe rraskapitje te panderprera, nga nje tragjedi ne tjetren me neglizhence kriminale dhe me te shumten e rasteve me veprime te qellimshme abuzive dhe korruptive.
    Fashizmi global ekziston, por nuk e solli Covid, covid vetem sa po e ve ne dukje sa i brishte eshte njeriu kur rri indiferent ndaj fatit te vet, por le te tjeret te menaxhojne token, ajrin, qiellin dhe ujin, ne vend qe ti zoteroje e menaxhoje vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *