Hyjnë në fuqi tarifat e reja kanadeze për mallrat amerikane

Dita

Sot kanë hyrë në fuqi tarifat e Kanadasë ndaj mallrave amerikane.

Kjo lëvizje ka ardhur si reagim ndaj tarifave të reja të administratës së presidentit Trump për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit.

Zyra e kryeministrit Trudeau tha përmes një deklarate se udhëheqësi kanadez “nuk kishte zgjidhje tjetër, përveç shpalljes së masave reciproke”.

Mes mallrave amerikane, Kanadaja ka vendosur tarifa mbi makinat që presin barin dhe barkat me motor.

Mbrëmjen e së premtes, kryeministri Trudeau dhe presidenti Trump kanë biseduar për tregtinë, si dhe për çështje të tjera ekonomike.

“Dy udhëheqësit u pajtuan që të mbajnë kontakt të ngushtë në vazhdim”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit kanadez.

Biseda telefonike mes dy udhëheqësve ishte e para që nga takimi i G-7 në Kebek të muajit të kaluar.

Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Chrystia Freeland tha se është për të ardhur keq për situatën me tarifat, megjithatë, tha ajo, “Kanadaja nuk do ta përshkallëzojë situatën dhe as do të tërhiqet”.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Kryeminitri Trudeau eshte moter, kur ishte per vizite zyrtare ne Indi kercente “Bhangra” i veshur me ngjyrat te LGBT dhe perdridhej si jevgat indiane si ne filmat me serial pa fund.
    Ne nje konference per shtyp, i ra vetulla fallco e vene per te dukur “cun” i bukur, te bej kujdes me Presidentin Trump se nuk ta zgjat shume, mos i fusi ndonje tegel nga pas se eshte rrumbullakosur mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *