Hyjnë për të grabitur në banesë, hajdutët plagosin dy vëllezërit

Bledar Lumani

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Llakatund të Vlorës.

Sipas policisë lokale dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë tentuar të grabisin banesën e familjes Torraj.

Por, hajdutët janë pikasur dhe kanë hasur në rezistencën e kryefamiljarëve Resmi dhe Dane Torraj, vëllezër.

Gjatë përpleshjes mes tyre, këta të fundit kanë mbetur të plagosur,.

Për momentin nuk ka të dhëna për identitetin e grabitësve.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *