Pas rikthimit në Kombëtare pas disa vitesh mungesë aty, Jahmir Hyka ka qenë ndër lojtarët kryesorë në ndeshjet e fundit që kuqezinjtë kanë luajtur. Tashmë mesfushori shtatshkurtër e ka të sigurtë vendin në Kombëtare, teksa De Biazi e ka grumbulluar edhe për sfidat me Lihteshtejnin dhe Spanjën.
Vetëm dy ditë para ndeshjes, Hyka, në një prononcim për “SuperSport” flet për rëndësinë e kësaj përballje, teksa i jep të drejtë trajnerit të mendojnë vetëm për këtë ndeshje. Gjithashtu Hyka shton se tashmë nuk ka më ekipe të vogla dhe i gjithë ekipi duhet t’i japë rëndësi ndeshjes. Ja deklarata e tij:
“Duhet t’i japim të drejtë trajnerit. Tashmë nuk ka më ndeshje të lehta pasi diferencat midis skuadrave janë të vogla. Gjithsesi unë mendoj se nëse dalim në lojën tonë do ta kalojmë me sukses këtë ndeshje”.
“Disa nga lojtarët e Lihtenshtejnit që luajnë në Zvicër, unë i njoh shumë mirë pasi jam përballur shpesh me ta. Ata nuk është se zotërojnë kualitete të vecanta, megjithatë nëse jep shpirtin në fushë, cdo skuadër mund të të vendosë në vështirësi. Përsa i përket stadiumit, është një stadium i vogël, por fusha është e mirë dhe të lejon të luash futboll”.
Ndërkohë Jahmir Hyka kujton me nostalgji edhe golin e tij të parë me Kombëtaren, gol që e shënoi pikërisht ndaj Lihteshtejnit:
“Ka qenë një ndeshje e vecantë pasi shënova golin tim të parë me kombëtaren, një gol shumë i shpejtë ai. Nuk do ta harroj kurrë atë sfidë por tashmë i përket të shkuarës. Unë dua pse jo të realizoj sërish një gol në ndeshjen e radhës”.

Hyka me pelqen se esht shum teknik dhe krijon peshtjellim tek mbrojtja e kundershtarit .
Hyka duhet patjeter te lozi kunder Spanjes , se Hyka do behet shkak qe ne do e mundim Spanjen
Urime Hyka dhe me nje gol do Zoti !