Hyn në fuqi lista e re barnave të rimbursimit në spitale

Elena Tase

Duke nisur nga dita e djeshme në të gjitha farmacitë e vendit ka nisur shpërndarja e barnave të rimbursimit sipas kritereve dhe dozave të përcaktuara në listën e re të 2019-s.

Ndonëse pa shumë zhurmë, kjo listë është zbardhur dje në fletoren zyrtare, duke përcaktuar kështu edhe ndarjen e re të barnave për të gjitha kategoritë përfituese të skemës së rimbursimit. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar listën e re të barnave të rimbursimit që do të jenë për përdorim spitalor, së bashku me masën e rimbursimit për secilin medikament të kësa liste. Ndërsa listën e plotë të barnave të rimbursimit për të gjitha kategoritë e tjera, e gjeni online në www.gazetadita.al.

Sipas deklarimeve të bëra më herët nga autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lista është zgjeruar me alternativa të reja që do të vijnë kryesisht në ndihmë të trajtimit të sëmundjeve kronike. Më konkretisht, nga ndryshimet do të përfitojnë të gjitha kategoritë, veçanërisht pacientët me sëmundje kronike, siç janë diabetikët, të sëmurët kardiakë, pacientët që vuajnë nga veshkat apo sëmundjet e gjakut,  fëmijët, pensionistët, etj.

Vendimi saktëson se rimbursimi i barnave do vijojë të kushtëzohet nga kategoria në të cilën bën pjesë pacienti. Çka do të thotë se edhe për këtë vit, shkalla e rimbursimit do të jetë e plotë, ose e pjesshme. Megjithatë, në asnjë rast nuk mund të jetë më e ulët se sa 50 për qind e vlerës së ilaçit përkatës për të cilin pacienti ka nevojë.

“Masa e rimbursimit të barnave do të jetë e përshkallëzuar nga 50 deri në 100 për qind të çdo medikamenti. Mbulohen në masën 100 për qind, barnat e listës për fëmijët 0-12 muajsh, invalidët e plotë, pensionistët, të verbrit dhe jetimët, për veteranët me sëmundje kronike dhe invalidët e luftës. Përfitimi me rimbursim në masën 100 për qind i këtyre barnave shkon edhe për të sëmurët me tumore, transplant të veshkës, sklerozë multiple, talasemisë major. Ndërsa për pjesën tjetër, barnat do jepen me rimbursim të pjesshëm, por jo më pak se 50 për qind të çmimit. Por, në çdo rast për të përfituar këto barna, pacientët duhet të jenë pajisur më parë me recetën e rimbursimit nga mjeku i tyre i familjes”, bëjnë me dije specialistët e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Për të përfituar shërbimet shëndetësore nga skema e sigurimeve shëndetësore, duhet të jeni të pajisur me kartën e shëndeti. Karta është mjeti i vetëm që identifikon të siguruarit dhe me anë të saj përfitohen shërbimet shëndetësore të skemës së sigurimeve shëndetësore në të gjitha nivelet.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *