Hyn të vjedhë, e zë gjumi

Bledar Lumani

Një hajdut banesash e ka pësuar keq, pasi e ka zënë gjumni gjatë grabitjes së një shtëpie.

Dion Davis ka hyrë në një banesë në Florida, dhe ka vjedhur një qese me bizhuteri.

Pas kësaj, ai ka menduar që të marrë një sy gjumë.

Vetëm se gjumi ka zgjatur më shumë se ç’duhet dhe ai është gjetur nga pastruesja e shtëpisë, duke flejtur.

Ajo ka lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në banesë, i ka bërë një foto atij duke fjetur, dhe më pas e ka zgjuar për ta arrestuar.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *