Sipërmarrësi Elon Musk të hënën hodhi idenë e ndërtimit të një sistemi transporti i cili do të mundësonte udhëtimin nga San Francisko në Los Anxhelos në rreth 30 minuta – njofton media amerikane. Distanca prej 650 kilometrash mes këtyre dy qyteteve mund të bëhet me avion për rreth një orë.
Sistemi i quajtur “Hyperloop” do të shfrytëzonte një tub të madh me ajër. Brenda tij, kapsula do të qëndronte në ajër dhe do të udhëtonte me një shpejtësi mbi një mijë e njëqind kilometra në orë. Ajri do të thithej nga një ventilator i fuqishëm në njërën anë të tubacionit dhe do të shtynte kapsulën nga një ventilator tjetër në anën e kundërt të tubacionit.
Sistemi është i ngjashëm me tubat pneumatike që transportojnë kapsula të mbushura me letra në ndërtesat e vjetra.
Elon Musk është vizionar dhe ideator i krijimit të shërbimit të pagesave në internet PayPal, makinës elektrike Tesla dhe programit privat të hapësirës SpaceX, i cili me sukses ka dërguar një ngarkesë me furnizime në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Sipërmarrësi Elon Musk tha se frymëzimin për zhvillimin sistemit “Hyperloop” e mori nga siç tha ai joefikasiteti në planifikimin e sistemit hekurudhor me shpejtësi të lartë në Kaliforni. Zoti Musk tha se sistemi “Hyperloop” mund të kushtojë më pak se një e dhjeta e kostos për ndërtimin e hekurudhës që vlerësohet se do të kapi shifrën e 70 miliardë dollarëve. Ai gjithashtu do të jetë gjashtë herë më i shpejtë se sa sistemi i planifikuar hekurudhor. VOA
Duhet ta konfirmojë Berisha këtë fantashkencë,sepse ai i pari pruri edhe Jobs në Shqiperi! Pyeteni a mund ta implementojë me parë Berisha?