Policia italiane ka arrestuar në flagrancë një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë publik. Bëhet e ditur se ai u kap duke grabitur ambientet e një kompanie.
Sipas medieve italiane, ngjarja ka ndodhur në Monza, ku 33-vjeçari shqiptar me precedentë të mëparshëm penalë, u zbulua nga efektivët e policisë pasi hyri në katin e parë të një ndërtese, pas hapjes së dritares thjesht me një goditje.
Ai u kap teksa kishte në dorë një kuletë që brenda kishte vetëm 30 euro, një kartë bankomati, dokumente të ndryshme të pronave të kompanisë si dhe pultin e një nga makinave të kompanisë.
