Rektori i Universitetit të Mjekësisë ka shkarkuar nga detyra dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa, për abuzime me fondet e institucionit që drejton. Një audit i cili ka përfunduar në muajin qershor, ka konstatuar se dekani ka abuzuar me fondet, duke shkaktuar një dëm me vlerë 55 milionë lekë. Por dekani Hysa i hedh poshtë këto akuza, duke i konsideruar ato të qëllimshme. “Nuk ka tagër që të pezullojë një dekan të votuar, që mund të pezullohet vetëm kur ka shkelje të rënda dhe flagrante të ligjit. Asnjë prej tyre nuk ka ndodhur”, ka deklaruar Hysa. Ai hedh dyshime për pezullimin e tij dhe thotë se Rektorati ka si qëllim komandimin e një personi më afër stafit. “Unë jam i bindur se pezullimi im nuk është bërë pa qëllim. Prapa kësaj fshihet një skemë korruptive, për emërimin e një dekani të ri, për të emëruar ata shefa shërbimesh që do të dëshironin. Ka një treg informal mbrapa Ministrisë së Shëndetësisë. Janë tenderët dhe listat e ilaçeve, që duan t’i hartojnë sipas dëshirës së atyre që i menaxhojnë këto”, ka thënë Hysa.

Pavarësisht nga mjegulla e perhapur dhe “provat rektorale” për mua Bajrami ka te drejte! E ndjek prej nje viti e ca ne media qe demaskon rektoratin per korrupsion e falimentim dhe ja ç’ndodhi ,- Rektorati ndërron porten dhe kerkon të bëje gol ne porten e Bajramit!? Metodë e njohur,-ti me baltos, une të bej te njejten gje me dyfishin e baltes dhe te pushtetit!? Metoda saliste? Mendoj se balta do ti mbetet rektoratit sepse kete gje thone dhe shume studentë te cilet nuk e fajesojne Bajramin ne kete histori rektoralomafioze?
Më duket se komentuesi zaimi ka të drejtë . Mafia përbalt kedo qe nuk i shkon pas valles? Tung!