Hysaj e ka ndarë mendjen, dëshiron të ndjekë Sarrin te Chelsea

DITA Online
Elseid Hysaj of SSC Napoli during the UEFA Champions League match between SSC Napoli and Sl Benfica at Stadio San Paolo Naples Italy on 28 September 2016. (Photo by Franco Romano/NurPhoto via Getty Images)

Elseid Hysaj duket i vendosur për të ndjekur trajnerin Maurizio Sarri në Londër. Kjo gjë bëhet e ditur nga burime pranë familjes së mbrojtësit tonë kuqezi.

Babai i tij, Gëzimi, madje, ka qenë në kryeqytetin anglez dhe ka biseduar me drejtuesit e Chelsea për detaje të transferimit.

Synimi është i qartë: familja “Hysaj” dëshiron që të bashkohet në Londër, ku për momentin jeton edhe motra e Elseidit.

Ish-trajneri i Napolit, që do të marrë përsipër drejtimin e skuadrës në “Stamford Bridge”, pas shkarkimit të djeshëm të Antonio Conte, e ka në “paketë” Hysajn dhe dy-tre futbollistë të tjerë, në bisedimet me blutë e Londrës.

Ai dëshiron ta marrë me vete shqiptarin, si pjesë e projektit që ka për drejtimin e skuadrës me pronar sheikun rus, Roman Abramovic.

Palët janë dakorduar për këtë lëvizje dhe kushtet kontraktuale, por tani mbetet si do të procedohet me “divorcin” nga Napoli, sepse klauzola e lirimit të Hysajt është 50 milionë euro.

Mbetet të shihet reagimi presidentit De Laurentis, nëse do të këmbëngulë në këtë shumë, apo duke e parë se dëshira e lojtarit është për të ikur, por edhe trajneri Carlo Ancelotti nuk e konsideron si “mollë e ndaluar” për ta shitur, ndryshe nga paraardhësi i tij, do të bëjë zbritje të çmimit.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *