Elseid Hysaj është në dilema të mëdha. Lajmet për të janë kontraverse, pasi herë flitet se do të largohet nga Napoli e herë të tjera se do të qëndrojë me të kaltrit. Mediet italiane shkruajnë së fundmi se Juventusi është futur në garë për të.
Shkodrani pëlqehet nga drejtori Fabio Paratici që e sheh si zëvendësuesin e duhur të Joao Cancelos. Ky i fundit është jashtë planeve të Sarrit, pasi nuk e bind për mënyrën e lojës.
Shkodrani është njohje e vjetër e trajnerit dhe ky i fundit do e priste me krahëhapur duke qenë se kanë punuar së bashku tek Empoli dhe Napoli. Kalimi i Hysajt te Juve ka një problem të madh, presidenti Aurelio De Laurentiis. I pari i Napolit kërkon 20 milionë euro për kartonin e mbrojtësit.
l.h/ dita

U dhjefsha titullin…
ahahaha ore mos e keni llafin per ndonje juvendud andej nga bolivia apo venezuela mos he burra se o mare ky El Sajedi ne ndonje azerbajxhan do katandiset, nuk ben, pike.
Ky nuk vlen as 10 milion ju nuk po e shifni qe nuk e blen asnje ky do perfundoje ne turqi