Elseid Hysaj ka qenë ndër më të mirët për skuadrën e Napolit në humbjen e pësuar në Torino ndaj Juventusit (1-0 me gol të Zazës).
Ai ka fituar disa herë duelin me Pogba dhe me Evra në krah, por edhe me Dibala disa herë, duke u treguar i saktë dhe kujdesshëm në mbyllje.
Paolo Tramexani, ndihmësi i De Biazit, teksa ka analizuar ndeshjen e zhvilluar nga axurrët në “Juventus Stadium”, është ndalur tek shqiptari: “E njoh që kur ka qenë 16-vjeç dhe kur luante me paratërinjtë e Empolit.
Eshtë kënaqësi ta shohësh se me sa thjeshtësi përballet me disa ndeshje me tension dhe të mëdha. Ai tuneli që i bëri Pogba ishte instiktiv. Hysaj është i dashuruar me qytetin e Napolit, tifozët, Sarrin dhe shokët e skuadrës”, u shpreh Tramexani, teksa sa i përket ndonjë oferte që mund t’i vijë mbrojtësit në verë, nuk komenton, por shton se “Sa herë që flasim, më thotë se ndodhet në një realitet të jashtëzakonshëm. Për të, Napoli është ekipi më i fortë në botë”.
