Hysi: Berisha të mos i konsiderojë tre ligjet si premtim elektoral

anazapta

Pas kërkesës së Kryeministrit Berisha për një mbledhje jashtë radhe të Kuvendit për të miratuar tre ligjet, ka reaguar edhe Partia Socialiste përmes deputetes Vasilika Hysi.

“Sali Berisha ka kërkuar mbledhjen jashtë radhe të Kuvendit për të votuar tre ligjet, pas kompromisit të ofruar nga opozita që tre ligjet të hyjnë në fuqi me konstituimin e Parlamentit te ri.

Por, nëse Sali Berisha e ka seriozisht këtë votim, atëherë Komisioni i Ligjeve duhet mbledhur një orë e më parë për të dakordësuar draftet, që më pas Parlamenti do të duhet të votojë.

Dëshiroj të theksoj se Partia Socialiste është e gatshme t’i votojë të tre ligjet vetëm nëse pala tjetër e pranon kompromisin e ofruar nga opozita. I votojmë të tre ligjet nëse pala tjetër, është dakord që këto tre ligje të hyjnë në fuqi vetëm pas konstituimit të Parlamentit të ri që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.

Në të njëjtën kohë, ne i bëjmë thirrje Sali Berishës për ta mbajtur çështjen e integrimit europian larg fushatës elektorale. Të mos e ngatërrojë votimin e tre ligjeve me premtimet e tjera elektorale.

Nëse duam integrimin e Shqipërisë në BE, le të votojmë paketën e kompromisit një orë e më parë, pa i ngatërruar tre ligjet me amnistinë fiskale”.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *