Nënkryetarja e grupit parlamentar socialist, Vasilika Hysi, i bën thirrje opozitës që të marrë pjesë në reformën në drejtësi, pasi në rast të kundërt do ta fillojnë vetë. Gjatë debatit në Vizion Plus përballë deputetit Aldo Bumçi, Hysi u shpreh se aktualisht mazhoranca është në pritje të opozitës.
“Nëse ne do të bëjmë një reformë të vërtetë që do të jetë gjithëpërfshirëse, do të jetë e bërë nga shqiptarë, me asistencën e agjensive të huaja, me EURALIUS-in, por dhe me shërbimet e tjera si OPDAT-i, OSBE etj. Reforma do të jetë gjithpërfshirëse.
Ne po ju presim juve, hajdeni se ne nuk do ju presim gjatë, do e fillojmë reformën. Prandaj ju ftojmë që të vini. Kur të bëhet kjo reformë shqiptarët do të jenë shumë të kënaqur, ku nuk do të ketë anëtarë të KLD-së që i marrin vedimet në bazë të mazhorancës së radhës, anëtarë të KLD-së që mund të jetojnë mes miliona eurosh dhe dollarësh dhe që nuk ekzekutojnë vendime”, tha Hysi./E.K

Cfare te ka penguar ta besh moj zojushe, mos vale Lesh e Li-ja.
Ata shiko ti, po per PD nuk ke pyetur ndonjehere.
Ata jane pengesa reale tani e jo me PD qe nuk e pyet me njeri.