Ndërsa gjyqtari Gjin Gjoni mësohet se ka hequr vetë dorë nga votimi në KLD për kreun e Apelit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zgjedhur sot kreun e ri të Gjykatës së Apelit të Tiranës. Ai është gjyqtari Hysni Demiraj, i cili kandidoi përballë Gramoz Levanajt. Demiraj mori 8 vota pro dhe 1 kundër.
Më herët janë emëruar gjyqtarët Floralba Prifti, Enkeleda Softa, Bari Shyti, Bernina Kondi, Arjan Qafa, Amarildo Laci, për Gjykatën Administrative të Apelit.

Plepist,edhe ky.E gezofshi.E keni peshqesh nga Sala dhe Jari.
Hysni Demiraj kryetar i Gjykates se Apelit?!!!
Kush e njeh kete gjyqtar tropojan, kete fare burri, ka kurajon dhe e thote me plot goje se me gjyqtar partiako-politik si ky Demiraj. reforma ne drejtesi do te jete ne mos nje fars , nje slogan i dal boje, i arritur me “konsesnsusin” e atyre qe kerkojne me çdo kusht t’i shmangen gjykimit te drejtesise.
Demiraj eshte nje avokat politik i pd-es se salinjeve dhe asgje tjeter, por qe siç duket plotsoka dhe kriteret (orekset) e rilindjes se ramisteve.
Vaj medet reformes pa filluar ende.