Hysni Peposhi: Ka njerëz që janë paguar për të harruar 21 janarin

Bledar Lumani

Hysni Peposhi, shoku dhe miku i Hekuran Dedës, një prej të vrarëve të 21 janarit, katër vite pas vrasjes së katër protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë dyerve të kryeministrisë, thotë se nuk do të heqë dorë së kërkuari drejtësinë.

Ai shprehet se për këtë çështje ai do të hapë një proces në Belgjikë, ku aktualisht është i strehuar.

Peposhi thotë se përgjegjësi kryesor për këtë masakër është ish- kryeministri i vendit Sali Berisha, ndërsa sipas tij politika aktuale që qeveris vendin duket e vakët në përpjekjet e saj për të zbardhur të vërtetën e 21 janarit.

Peposhi akuzon se ka nga ata që janë paguar, për të “harruar” 21 janarin dhe se janë paguar me para të fëlliqura.

Prej kohësh ai jeton në Belgjikë, ku ka fituar statusin e azilantit, ku jeton falë kontributit të social të qeverisë belge, ndërsa problemet shëndetësore të bashkëshortes e kanë bërë që ai t’i përkushtohet asaj dhe të kujdeset për shëndetin e saj.

“Fillimisht e pata të vështirë por më ndihmoi Fatosi (gazetari Fatos Mahmutaj, i plagosur gjithashtu në ngjarjet e 21 janarit, ngjitur me vendin ku u vra Hekuran Deda)”, thotë ai për “Shekulli”.

Share This Article
3 Comments
  • NJERZIT ,
    BESOJNE se e duan Lirine ,
    por ne realitet ka shume frike ,
    SEPSE liria te detyron te marresh vendime ,
    dhe vendimet komportojne reziqe .

    Njerzit e’ abituato qe ti thone se çfare te besoje ,
    VUOLE SOTTOMETTERSI ALL’ AUTORITA ,
    sepse ka frike te vendose ai vete .

    Erich Fromm.

  • Po,ballist i penduar,edhe une shum koh ma pare kam than,se ne shqipri vrasin baben,apo baba gjalin,kushriri kusheririn per nji gardhe apo per pun te ndyra,kurse per tradhti ndaj atedheut nuk te vrasin kete e tregon shitja e detit greqis nga klani berisha-basha,dhe kam than se po tme kishin vrar mue vellain ne bolevardin deshmoret e kombit,deri sot mesiguri dote isha hakmarr,por nji,nuk jam ne tiran,jam ne sharr,dhe e dyta,edhe vitet me kan kalue,se kue eshte tradhtia ne pytje sejcili shqiptare e ka per detyr te vras tradhtin dhe tradhtarin.Po,mesa shifet ne kufijt londinz te shqipris,nuk ka me,AVNI RUSTEM,he LAVDI I KOVTE AVNI TRIMIT.

  • Shqiptar Shari ,

    Te lexoje te gjitha çfare shkruan ,
    Ti , dhe pellumb zaimi , jeni krenaria jone ,
    Shkruani , me Shpesh Nga Sharri shqiptar ,
    Ky eshte kontributi juaj per atdheun .

    Tradhetine e dime shume Mire se ku Asht o SHQIPTAR I sharrit .
    Ekonomia ,
    Banka ,
    Leku ,
    Barazia ,
    Keta jane armiqte e shqiperise dhe Botes .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *