-Ore Hysni, po si u dogja me Kandilin që punonte me vaj Kaçi?
-Epo mos u mërzit kjo është djegia më e vockël që ke bëre ti Doktor, të ishin djegiet e tua të gjitha si kjo do ishim në Evropë e kaluar Evropës me kohë ne. Pastaj, gabime njerëzore janë këto, i ndodhin kujtdo.
-Pse edhe ti Hysni ke pasur aksidente të tilla?
-Unë, domethënë, greku Theodhori, por në fakt edhe unë bashkë me teë i vumë flakën ishullit në Greqi.
-Me të vërtetë e ke more?
-Jo po me shaka!
-Po si nuk e kemi marrë vesh në lajme?
-Po në Greqi bien më shumë zjarre në behar se sa ndezim ne për të gatuar gjellë në Shqipëri.
-Po si ndodhi?
-Ishim në ishullin e Serifos, njihet si ishulli i Ciklopit në mitologjinë greke, me pronarin mbasi mbaruam së pastruari vendin rreth hotelit, i mblodhëm gjithë mbeturinat dhe i vendosëm në një cep. Do i djegim, – më tha Theodhoriu.
-Mos, i thashë, se do bëjmë ndonjë hata, se unë kam qenë i përpiktë me rregullat e MKZ-së, se ai diktatori i donte gjërat një e më një sipas rregullit.
-Hajde re malaga, – me tha, pse budalla jam unë. Unë si i vjetër në moshë e zanat ika dhe po merresha me një punë tjetër, mbasi u kishte vënë flakën mbeturinave vjen dhe Theodhoriu.
-I ndeze?, – e pyeta unë.
-Po, më tha.
-Epo ik e rri atje mos më hajde këtu, – i fola unë, se do na bësh hatanë.
-Po pse ke kaq frikë more malaga, – më tha.
-Ik i thashë se na ka djegur e përcëlluar Sali Berisha ne, ndaj mos e merr me shaka, dogjëm e prishëm e shkatërruam një shtet e një Shqipëri të tërë sa hap e mbyll sytë, mos të duket çudi që do na përcëllosh ishullin.
-Duke qeshur e duke pëshpëritur malaga -mallaga,iku, dhe dëgjoj ulërimën, Fotjjaaaaa, fotjjaaaa Hysni!
-Bobo u përvëluam, – ulërita unë, Shqipërinë e bëmë bark miu, tani edhe Greqinë!
-Nerooooo, nerooo, -ulërinte Theodhoriu, nuk dinim nga të merrnim, e nga të shkonim. Kap kovën, mbërthe zorrën e ujit, po ku i bëhej derman, jo ne të dy, po edhe Ciklopi teë ngjallej vet, nuk kishte çfarë bënte më shumë. Era e shtynte me një shpejtësi llahtar, i vetmi fat ishte që drejtimi i erës e shpuri zjarrin në drejtimin e pjesës së pabanuar, pjesa shkëmbore na ruajti nga hataja . Mbasi gjithçka mori fund pa dëme të mëdha, Theodhoriu më tha: “Më fal që nuk i besova eksperiencës tënde”. Po ai Sali Berisha juaj, – më pyeti, kështu gabimisht si puna ime e dogji Shqipërinë?
-Nuk ta shpjegoj dot, – i thashë.
-Pse nuk ja shpjegove o Hysni?
-Po hë shpjegoma ti mua se ti akoma nuk ma ke treguar se e marr tani në telefon Theodhoriun dhe ja sqaroj.
-Eh lëre-lëre, hajt flemë më mirë
